Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli po vazhdon sukseset e tij pas këtij spektakli. Krahas projekteve e mbrëmjeve muzikore, së fundmi Luizi ka filluar edhe xhirimet e një filmi ku ai do të jetë protagonist bashkë me Olta Gixharin.
“Në kuadër të dashurisë”, quhet filmi ku këngëtari do të merrë pjesë edhe si aktor, xhirimet e të cilit janë duke u bërë në Korcë.
Përveç ish-banorëve të Big Brother, tashmë janë zbuluar edhe disa emra të tjerë që do të jenë pjesë e këtij filmi. Mes tyre, pjesë do të jetë edhe aktori nga Kosova, Luan Jaha, me të cilin Luizi ka publikuar edhe një fotografi në Instagram.
Dyshja shihen të veshur elegantë teksa po bënin xhirimet e një prej skenave të filmit. /Katror.info


Përgatiti:
