Besojeni apo jo, statusin e makinës më të njohur në kinternet e mban një makinë e cila pavarësisht njoftimeve prej vitesh, ende nuk është në shitje. Pas vonesave të shumta të prodhimit, shumë dyshojnë se do ta shohin atë në rrugë së shpejti, dhe disa nuk besojnë as në performancën e pabesueshme që supozohet të sjellë kjo makinë.
Bëhet fjalinë për veturën Tesla Roadster. Gjenerata e parë e modeleve të bazuara në Lotus doli nga prodhimi dhjetë vjet më parë dhe është disi e harruar edhe sot e kësaj dite. Dhe më pas në vitin 2017, erdhi një koncept me performancë të jashtëzakonshme, shkruan Katror.info.

Kanë kaluar pesë vjet dhe ende nuk ka makina në rrugë. Pavarësisht kësaj, Tesla Roadster me 8.4 milionë kërkime në Google, 288.318 hashtags në Instagram dhe madje 242 milionë shikime në TikTok ka statusin e makinës më të njohur.
Sipas një studimi të kryer nga Confused.com në qershor, dhe bazuar në numrin total të kërkimeve gjatë 12 muajve, në vend të dytë është makina që mund të shihni në rrugë, por është larg nga një seri që lë përsjtypje. Kjo është arsyeja pse zhurma rreth kësaj makine është e pabesueshme, kështu që Rimchev Nevera është në vendin e dytë me 2.3 milionë kërkime në Google, 4739 hashtags në Instagram dhe 125 milionë shikime në TikTok. Duhet të keni parasysh se C_Two konsiderohet modeli i dytë në studim.

Shumë prapa në vendin e tretë është Lotus Evia, ndërsa binjaku i Nevera, Pininfarina Battista zuri vendin e katërt. Rimac C_Two i përmendur më parë është në vendin e nëntë.
Nëse e vendosim gjithçka në raport me rivalët me benzinë, diferencat janë drastike. Për shembull, më i popullarizuari është Audi R8 me 22.53 milionë kërkime, ndërsa modeli Huracan i Lamborghinit mban vendin e 10-të me 8.4 milionë kërkime. /Katror.info