katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik
    10 hours ago
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    11 hours ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    11 hours ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    11 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    12 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    12 hours ago
    Gazetarët bëjnë thirrje për raportim etik gjatë fushatës zgjedhore
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    13 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    15 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    1 day ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    6 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    6 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    6 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Marigona Qerkezi debuton si Norma në Operën e Frankfurtit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Marigona Qerkezi debuton si Norma në Operën e Frankfurtit

Last updated: 08/04/2025 2:21 PM
68 Shikime
Shpërndaje
Foto: KOHA/Foto ilustruese - Marigona Qerkezi në rolin e Normas në “Palm Beach Opera” në Florida

Në skenat e katër anëve të botës ka jehuar zëri i  sopranos Marigona Qerkezi. Për mjeshtëri në këndimin lirik dëshmojnë rivëniet e saj në skena në institucione prestigjioze të muzikës. Opera e Frankfurtit është shtëpia operistike e radhës në të cilën pritet t’i japë jetë rolit të Normës në operën e italianit Vincenzo Bellini që për titull la pikërisht emrin e personazhit. Me gjithsej nëntë shfaqje, Qerkezi debuton në fund të muajit në institucionin me histori afro 150-vjeçare.

Fillimprilli i vitit të kaluar qe moment i rëndësishëm për karrierën e sopranos nga Kosova. Debutoi në “Palm Beach Opera” në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pikërisht me rolin e Normës. Një vit pas, ngjitet në skenë për këtë rol me produksionin e Operës së Frankfurtit. Datat 20 e 27 prill si dhe 3, 9, 15, 17, 23 e 31 maj janë vendosur për njërën prej kryeveprave botërore të kompozuar nga italiani Bellini me libret të Felice Romani.

Në një përgjigje për KOHË-n, sopranoja tanimë e mirënjohur në skenën operistike, ka thënë se produksioni i ri i veprës sikurse edhe debutimi në Operën e Frankfurtit është hap emocionues për të.

Mundesh me e lexu edhe…

“Këtë sezon, do të ngjitem për herë të parë në skenën e Operës Shtetërore të Frankfurtit – një teatër shumë prestigjioz i vlerësuar edhe me çmime të shumta. Do të interpretoj sërish rolin e Normës, këtë herë në një produksion të ri për mua, që e bën edhe më emocionues këtë hap të radhës në karrierën time”, është shprehur Qerkezi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Regjisor i produksionit të operës “Norma” në Frankfurt është gjermani Christof Loy, ndërsa pjesa muzikore udhëhiqet nga dirigjenti italian Giuliano Carella. Pos Qerkezit, pjesë e kastit janë Angelo Villari si Pollione, Bianca Andreë si Adalgisa, Simon Limm, Karolina Bengtsson, Abraham Breton, Dominic Betz, Damjan Batistiq, Tadas Almantas, Andreas Tillmann, Stefan Biaesch, Bendikt Alt,  Jakob Fritschi dhe Anton Römer.

Në përmbledhjen e shkurtër të projektit në ueb-faqen e Operës së Frankfurtit shkruhet se regjisori Loy “negocion nuancat psikologjike të veprës duke krijuar një produksion intim emocionues i cili, me muzikën e Bellinit, shkon direkt në zemrën e publikut”. E vetë vepra konsiderohet si operë që e bën njeriun të qajë, të drithërohet dhe të vdesë. Krejt këto bëhen një në “Norma” të Bellinit.

“Çdo produksion sjell me vete një qasje të veçantë, një vizion të ri, dhe për mua si interprete, kjo është një mundësi për të eksploruar thellësisht dimensionet shpirtërore të personazhit”, është shprehur sopranoja Qerkezi.

Për të, roli i Normës paraqet rrugëtim të thellë artistik.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Rolin e Normës e kam ndërtuar me shumë përkushtim dhe punë gjatë një periudhe ndër vite. Është një rol kompleks, si nga ana vokale, ashtu edhe emocionale, dhe për mua paraqet një rrugëtim të thellë artistik”, ka thënë Qerkezi.

Ka kujtuar debutimin e rolit vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Debutimi im në këtë rol u shënua vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Palm Beach Opera, Florida, një moment i veçantë në karrierën time, duke qenë se Norma është një nga veprat më të rëndësishme në repertorin operistik botëror”, ka thënë Qerkezi.

Në vazhdim Qerkezin e presin edhe shumë projekte, shumë histori për të ripërsëritur e për t’u zbuluar. Pas Frankfurtit ajo do të interpretojë si Abigeila nga “Nabucco” me “Deutsche Oper am Rhein” dhe “Teatro Municipal de Sao Paulo”, si Aida me Operën Kombëtare Polake, si Lucrezia nga “I due Foscari” në “Teatro Comunale di Modena”, Miminë nga “La bohème” në “Teatro Lirico di Cagliari”, si Aida me “Ópera A Coruña”, si dhe rikthehet në “Palm Beach Opera” si Norma.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjithashtu do të paraqitet edhe në “Teatro Petruzzelli di Bari”, Operën Mbretërore Daneze, “Teatro de la Maestranza”, “Ópera de Oviedo” dhe Teatrin Kombëtar Kroat. E dallon po projektin e operës ,”Norma” me Operën Shtetërore të Çekisë.

“Pas Gjermanisë, rrugëtimi im artistik do të vazhdojë në skenat operistike në Itali, Danimarkë, Brazil dhe Çeki, ku do të jetë edhe projekti im i radhës, specifikisht me rolin ‘Norma’ në Operën Shtetërore Çeke në Pragë – një tjetër skenë e rëndësishme ku do ta sjellë në jetë këtë rol madhështor”, është shprehur sopranoja e shquar.

“Norma” është tragjedi lirike me dy akte. Për herë të parë është inskenuar në teatrin “La Scala” në Milano më 26 dhjetor të vitit 1831. Në qendër ka një grua të refuzuar nga Pollione, i cili dashurohet në Adalgisan, një grua më të re. Në fund, ish-i dashuri i Normës sakrifikon jetën për të vdekur me të. Ky është rrëfimi i operës në të cilën Qerkezi luan protagonisten kryesore në Operën e Frankfurtit.

Ky institucion ka traditë të gjatë, me shumë premiera botërore si “Der ferne Klang” e Franz Schreker më 1912, “Fennimore und Gerda” nga Frederick Delius më 1919 dhe “Carmina Burana” e Carl Orff më 1937. Prestigjin e madhështinë e institucionit e dëshmon edhe çmimi “Opera house of the year” nga revista prestigjioze “Opernwelt”, me të cilin është shpërblyer tetë herë që nga viti 1996.

Edhe aty, Marigona Qerkezi synon të lërë një pjesë të shpirtit të saj me magjinë e këndimit.

“Në çdo skenë, lë një pjesë të shpirtit tim – kjo mendoj se është edhe bukuria dhe përgjegjësia e të qenit artiste”, shprehet ajo./KOHA/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:FloridaFrankfurtMarigona Qerkezinormashfaqjesopranotop3tophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Osmani priti përfaqësues të komunitetit rom në Ditën Ndërkombëtare të Romëve
Artikulli i ardhshëm “God Bless America”, shfaqja e re e Fatos Berishës vjen premierë më 9 prill në Teatrin e Gjilanit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit

29 Shikime
LajmePeople

Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

25 Shikime
People

The Great Gatsby feston 100 vjet

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?