Të dhënat e shitjeve të automjeteve në Evropë tregojnë se Model Y i Tesla kryesoi listën e shitjeve të makinave të reja për qershor dhe gjashtë muajt e parë të vitit 2023, shkruan Autoblog.
SUV i Tesla u ble nga 125,144 klientë në Evropë në gjysmën e parë të 2023, që është 211,7 për qind më shumë se 40,147 të regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vendi i dytë në tabelën gjashtëmujore i takoi Dacia Sandero, shitjet e të cilit u rritën me 25,9 për qind në 118,883, ndërsa Volkswagen T-Roc në vendin e tretë u rendit me 107,249 njësi, që është një rritje prej 30,2 për qind krahasuar me gjysmën e parë të 2022.
Opel Corsa pa një rritje në shitje prej 102,082 për të zënë vendin e katërt, një përmirësim prej 18.1 për qind, ndërsa Peugeot 208 rezultoi i dobët pasi shitjet e tij ranë 5,1 për qind në 101,151 njësi, shkruan Katror.info.
Volkswagen Golf, i cili ka sunduar listat e shitjeve evropiane për vite me rradhë, tani është i nënti në listat e qershorit dhe gjashtëmujorit. /Katror.info