Nga zemra e Prishtinës rikthehet një nga ngjarjet më të rëndësishme teatrore në rajon dhe më gjerë – Festivali Ndërkombëtar i Monodramës – MONOAKT, shkruan Katror.info.
Edicioni i 17-të i këtij festivali do të zhvillohet nga 8 deri më 13 qershor, duke sjellë në skenë artistë të jashtëzakonshëm nga mbarë bota.
“Një javë e mbushur me art, emocione të fuqishme dhe performanca të jashtëzakonshme nga artistë të mrekullueshëm nga e gjithë bota”, thuhet në njoftimin zyrtar të organizatorëve.
Kujtojmë se në edicionin e kaluar, çmimi kryesor i festivalit, GRAND PRIX për Shfaqjen më të Mirë, iu dha monodramës “Z. Ibrahim dhe lulet e Kuranit”, realizuar nga Marius Donkin nga Bullgaria – një performancë që preku zemrat e publikut dhe jurisë njëkohësisht./Katror.info