Gjatë kësaj fundjave, moti në Kosovë pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me temperatura të ulëta në orët e mëngjesit dhe rritje graduale gjatë ditës. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme.
🔹 E shtunë, 8 shkurt – Moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të zbresin deri në -5°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 8°C. Era do të fryjë nga verilindja me intensitet të lehtë deri mesatar.
🔹 E diel, 9 shkurt – Kushtet atmosferike do të mbeten të ngjashme. Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6°C deri në -4°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 5°C deri në 8°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi të ulët.
Pavarësisht diellit gjatë ditës, temperaturat e ulëta në mëngjes mund të sjellin ngrica, ndaj këshillohet kujdes për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve./Katror.info