Mbi Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shperndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes paraqiten kushte për mjegull.
“Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehë nga jugperëndimi”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Katror.info