katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    “Goca e Kaçanikut” çoi artin e Operës së Kosovës në Shkup
    9 minutes ago
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    20 minutes ago
    India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina
    22 minutes ago
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    20 minutes ago
    Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit
    2 hours ago
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    3 hours ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    23 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Muri Jeshil, një risi e Fondacionit Jeshil, vendoset në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Muri Jeshil, një risi e Fondacionit Jeshil, vendoset në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë

Last updated: 30/11/2023 10:49 PM
289 Shikime
Shpërndaje
Foto: Fondacioni Jeshil
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Muri Jeshil, një risi e Fondacionit Jeshil, vendoset në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë

Është përuruar Muri Jeshil nga Fondacioni Jeshil në shkollën fillore Xhemail Mustafa në Prishtinë. Xhevdet Gegollaj, drejtor ekzekutiv nga Fondacioni Jeshil tha se ky mur është prototip i murit të gjelbër vertikal, i cili është krijuar së bashku me disa partnerë të tjerë, të cilët e kanë mundësuar këtë nismë.

 “Është një proces i bashkëkrijimit, së bashku me partnerët e tjerë, me Fakultetin e Arkitekturës, me Fakultetin e Bujqësisë, me komunën, Drejtorinë e Hapësirave të Gjelbra dhe Parqeve si dhe UNDP, partnerin tonë, që së bashku kemi arritur ta dizajnojmë një prototip të Murit Jeshil dhe ta instalojmë këtu në shkollën fillore “Xhemail Mustafa”, tash patner i yni.” 

Partnerët e Fondacionit Jeshil thanë se nga kjo nismë do të përfitojë jo vetëm shkolla, por edhe kryeqyteti në përgjithësi.

Mundesh me e lexu edhe...

Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit

Drejtoresha e Departamentit për Hapësira Publike dhe Parqe në Komunën e Prishtinës, Donika Çetta, u shpreh se ndihet e lumtur që po festohet për diçka inovative dhe të rëndësishme siç është Muri Jeshil.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ka qenë një periudhë e bashkëpunimit midis akterëve të ndryshëm, por që ia ka vlejtur sepse rezultati është i mahnitshëm. Është muri i parë jeshil që po bëhet në hapësirat e gjelbëra dhe si drejtori jemi të përkushtuar dhe angazhuar që këtë vizion (ta zbatojmë) jo vetëm në shkollën “Xhemail Mustafa”, por edhe në hapësirat publike të intervenojmë për një jetesë më të mirë të qytetarëve të Prishtinës”.

Ndërsa përfaqësuesja nga UNDP, Arlinda Rushaj Sadiku, tha se kjo nismë kishte filluar si testim, për t’i rritur hapësirat e gjelbra në kryeqytet, sidomos në hapësirat e betonuara, në mënyrë që të rritet cilësia e ajrit.

 “Është vlerë e shtuar vendosja (e Murit Jeshil) në kuadër të një shkolle. Fondacioni Jeshil po ashtu ka zhvilluar edhe trajnime të permakulturës me nxënësit e kësaj shkolle, të cilat shpresojmë që do të vendosen si pjesë e kurrikulës në shkollë për aktivitete ekstra-kurrikulare në kuadër të shkollës. Kjo strukturë e gjelbër ofron hapësirë të testimit të gjelbërimit edhe në aspektin vertikal, jo vetëm në atë horizontal, po ashtu të mund të kenë qasje edhe fëmijët në mënyrën sesi mbillen sesi mirëmbahet bimësia dhe të kemi një të ardhme më të gjelbër, duke i trajnuar dhe i involvuar edhe fëmijët tanë”.

Shpresa Shala, drejtoreshë në shkollën fillore “Xhemail Mustafa”, u shpreh se përfituesit më të mëdhenj të Murit Jeshil do të jenë fëmijët, sepse tash e tutje nxënësit do të mund ta shohin gjithë procesin se si zhvillohen bimët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Orët mësimore që kanë të bëjnë me bimët, mund të zhvillohe në pjesën e oborrit te Muri Jeshil, i cili tashmë sapo u promovua. Gjithashtu fëmijët kanë mundësi ta shohin komplet procesin se si rritet një bimë, se si ujitet, por njëkohësisht edhe të edukohen edhe për kursimin e ujit sepse e gjithe ujitja do të shkojë përmes ujit të shiut, i cili shfrytëzohet për ujitjen e bimëve, kurse ana tjetër është edukimi për pastrimin e ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit.”

Se Muri Jeshil ishte një nismë e domosdoshme e tha edhe përfaqësuesja e projektit “Healthier Kosovo”, Rina Spahiu Curri,  e cila tregoi si u përzgjodh pikërisht kjo shkollë fillore ta ketë një mur të tillë.

“Kemi vendosur të bashkëpunojmë me shkollën “Xhemail Mustafa”, pikërisht e kemi zgjedhur këtë lokacion sepse është me një vend të rrethuar nga betoni, prej hapësirave më të betonuara, më të banuara dhe ka shumë studentë. Përveç strukturës që e pamë jashtë, janë edhe trajnimet që do të mbahen për fëmijë për permakulturën që t’i njoftojmë nxënësit e shkollës edhe me procesin e ujitjes edhe me procesin e kompostimit.

Në fund Gegollaj ua prezantoi Murin Jeshil dhe nga afër ua shpjegoi bimësinë e mbjellur në strukturë, ku ndër të tjera përfshiheshin sallata jeshile, borziloku, menta e rozmarina, bimë të cilat do të vëzhgohen dhe ta marrin kujdesin e duhur nga nxënësit e shkollës së parë me mur jeshil. /Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:Bimefondacioni jeshilMuri Jeshilndotjashkolla

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm FFK liron nga detyra trajnerin Primozh Gliha
Artikulli i ardhshëm Rolling Stones paralajmërojnë një tjetër turne botëror

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit

6 Shikime
Lajme të mira

Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë

13 Shikime
Lajme të mira

Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?