katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    17 hours ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    17 hours ago
    Kuvendi dështon për herë të 28 – përpjekja e radhës të hënën
    13 hours ago
    Ndihesh keq që po rri brenda në një ditë me diell? S’ka pse!
    3 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    10 hours ago
    Babë e bijë nga Kosova thyejnë rekord Guinness në ngjitjen e 7 majave më të larta
    17 hours ago
    Shqiptarja Aida Birinxhiku – deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze
    17 hours ago
    FSK me sukses të jashtëzakonshëm në garën shumëkombëshe “Dita e Unitetit” në Kroaci
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    9 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    10 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    10 hours ago
    RLIOF zbarkon në Kosovë nga korriku
    4 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    2 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    2 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    3 days ago
    MrBeast thyen rekord të ri botëror, kalon 400 milionë abonentë në YouTube
    3 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    3 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    3 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    5 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Muzikë, art e kulinarizëm – rekomandimet e Suzanne Podcast për këtë javë!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Muzikë, art e kulinarizëm – rekomandimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

Last updated: 14/04/2025 9:02 AM
73 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcast

Java e re, nafaka e re, ngjarje të reja, muzikë të re, festivale të reja, plot rekomandime të reja për këtë Monday Marks, nga Prishtina e Rahoveci, kah Prizreni e deri n’Tironë.

Një çerek viti tashmë na shkoi, ama agjenda veç sa po intensifikohet me plot sende t’reja dhe top lista javore e jona dhe e juja veç sa po pasunohet. Këtë javë ka bash ngjarje eklektike e multi-disiplinare!

E bash osht një javë e pasun: Lokali i ri Juliet of the Spirits po vjen me konceptin Beats x Bites, me art, muzikë dhe kulinarizëm ndërsa festivali Vnesht ju sjellën muzikë, raki dhe venë midis vneshtave të Rahovecit.

Mundesh me e lexu edhe…

Si të ndihesh më pozitiv – pa u shtirur

Servis Night po kthehet me mysafir Speedy J, tash në sallën AMC. Teatri Kombëtar sjell Tennessee Williams në skenë, e orkestra frymore e Filharmonisë ka koncert në Autostrada Hangar të Prizrenit. Në Tiranë keni shfaqje fantastike të ekspertave të Shaolin në Pallatin e Kongreseve dhe ekspozitën “Shqipnia nga ajri” të Alket Sylës në COD. Lumbardhi në Prizren e përmbyll programin e hapur me një ekspozitë, e Bashkësia e Popullit të Zotit sjell balet në Teatër Kombëtar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me përjetu: Beats x Bites / Juliet of the Spirits, Prishtinë

Paramendoni një drekë ku beatsat shërbehen bashkë me ushqimin, dhe DJ-të nuk e bojnë veç atmosferën—ata kanihere e bojn edhe menunë. Ky osht koncepti ndërkombëtar Beats & Bites, një seri ngjarjesh live inovative që ndërthur muzikën, ushqimin dhe artin në një përvojë gjithëpërfshirëse, të ngrohtë dhe familjare. Tash koncepti i kombinimit të muzikës, artit dhe ushqimit, e frymëzume nga vala e re e koncepteve që sjellin DJ-të dhe publikun në ambiente ma intime, Juliette of the Spirits po e sjellin këtë koncept live n’Prishtinë, tu kriju një kombinim unik të artit kulinar dhe rrëfimit muzikor, në bashkëpunim me Nebula Collaborations. Super koncept, super vend, super organizim me 16 prill, me ushqim nga shefat Lindori and Marianne dhe kokteje nga Fisi. Artin e kuron Simon Kurti, me art dhe punëdore nga Granita Lila, Gisha, Arjanit Lakna, Made By Stern, etj. Muzika prej Erleta Kadrija, Adrian Berisha. Modë prej by Vlerë, Studio Njomza etj. E tema? Çka osht për ty shpija!

Me kcy: Servis Night me Speedy J / AMC Hall, Prishtinë

Speedy J osht emri artistik i Jochem Paap, një producent dhe DJ holandez nga Roterdami, i njohun për kontributin e tij të randësishëm në skenën e muzikës elektronike që nga fillimi i viteve ’90. Stili i tij muzikor përfshin një spektër të gjanë zhanresh, tu fillu nga minimall dhe ambient techno deri te eksperimentimet ma të avancume në muzikën elektronike. Tash po vjen në Kosovë, me 18 prill në AMC Hall, organizume prej dostave tonë të kolektivit Servis. Llajnap janë edhe Leo Lumezi, Leo tjetër, Pandaudio, Dina…

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me përjetu: Vnesht International Music Festival / Rahovec

Vnesht Festival osht një festival krejt i ri në skenë, ama tepër unik! Lokacioni osht n’mes vneshtave t’rrushit, te veraria Anës Vneshtit, nja 5 km afër Rahovecit, me 19 prill në ora 17:00. Festivali mbahet nën drejtimin artistik te pianistit dhe kompozitorit Robert Bisha dhe ka fokus improvizimin, pra kompozimin e çastit. Mysafir osht edhe Federico Pierantoni, trombonist italian me një karrierë të pasur si solist dhe në grupe prestigjioze jazzi italiane dhe ndërkombëtare. Aty osht natyrisht edhe Robert Bisha, pianist, kompozitor dhe multiinstrumentist ekletik, një zâ unik në muzikën bashkohore dhe jazzin avangard.

Me pa: Shfaqja “Menaxheria e Qelqtë” / Teatri Kombëtar

Një shfaqje e njohun po vjen mysafire në Teatrin Kombëtar, sot me 14 prill. “Menaxheria e Qelqtë” nga Tennessee Williams osht një dramë emocionale që trajton andrrat, kujtesën dhe arratisjen. Rrëfimi e ndjek Tom Wingfieldin, një i ri që përpiqet me shpëtu nga jeta e mbyllun me nanën e tij të pikllume dhe motrën Laurën, e cila strehohet në botën e figurinave prej qelqi. Regjia: Ilir Bokshi ndërsa luajnë: Irena Aliu, Eshref Durmishi, Qendresa Kajtazi, Mehmet Preteni.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me ushtru: Festivali i Forcave Mistike Shaolin / Pallati i Kongreseve, Tiranë

Forcat Mistike të SHAOLIN Kung Fu po vijnë në Shqipni me 15 prill. Performanca “The Mystical Forces of the SHAOLIN Kung Fu” kanë me ardhë në Tiranë për me pru një spektakël që kombinon forcën, disiplinën dhe bukurinë e artit luftarak legjendar kinez. Zhytuni në botën magjepsëse të SHAOLIN, ku mjeshtrat kanë me ju shashtris me teknikat e tyre të jashtëzakonshme dhe me histori që kalojnë breza. Çdo performancë osht një harmoni e përsosun mes trupit dhe mendjes, një përvojë që ka me ju frymëzu po edhe me ju lonë pa fjalë.

Me dëgju: Koncert nga Orkestra Frymore e Filharmonisë së Kosovës / Autostrada Hangar, Prizren

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës po vjen me performancë në Autostrada Hangar, Prizren! Më 15 prill 2025, nga ora 19:30, Orkestra Frymore e Filharmonisë së Kosovës ka me mbajtë koncert në Autostrada Hangar në Prizren. Nën dirigjimin e Dario Salvit dhe me pjesëmarrjen e violoçelistit virtuoz Konstantin Manaev, orkestra ka me sjellë Koncertin për violonçel dhe orkestër frymore nga kompozitori Friedrich Gulda. Po ashtu, orkestra ka me interpretu edhe vepra nga Peter Josef von Lindpaintner (Uvertura “Joko”),
Adolphe Adam (Uvertura “Mbreti i Yvetot-it”) dhe Ralph Vaughan Williams (Suitë me këngë popullore angleze).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me pa: Ekspozita “Albania from the Air: Cultural Heritage” / COD, Tiranë

Ndoshta i keni pa librat “Albania from the Air”, nga fotografi i njoftun shqiptar Alket Islami që osht i specializum me fotografu pamje nga helikopteri. Tash ai ka dalë me një libër të ri, në 200 faqe, me fotografi spektakulare që zbulojnë bukurinë e mozaikëve antikë, kështjellave të lashta dhe lokacioneve të UNESCO-s si Butrinti, Apolonia dhe Bylisi. Libri osht lansu pak ditë ma parë, por në qendrën COD që gjendet në objektin e kryeministrisë në Tiranë, mundeni me pa ekspozitën me pamjë të trashëgimisë shqiptare, në krejt bukurinë e saj.

Me pa: Programi publik dhe ekspozita “Jashtë parashikimeve” / Kino Lumbardhi, Prizren

Lumbardhi ju fton me pa finalen e madhe të programit publik. Katër rezidentët e programit OPE.N në Prizren: Antonela Solenički, Francisco Tomsich, Maja Bojanić dhe Una Štalcar-Furač, jon tu e përfundu qëndrimin e tyne pesë javor dhe më 18 prill ju ftojnë të gjithëve me qenë pjesë e prezantimeve finale të punimeve të tyre. Ekspozita “Jashtë parashikimeve” eksploron se qysh artistët përvetësojnë, ripërdorin dhe ‘vjedhin’ – qofshin materiale, hapësira apo rrëfime – për me përkapë kuptimin dhe për t’u orientu drejt paqëndrueshmërisë. Sipas organizatorëve, “ekspozita ka me rrëfy ma shumë mbi udhën drejt mbijetesës kulturore si një strategji mbi të përshtatunit dhe të rikrijimit brenda konteksteve të ndryshueshme.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me pa: Shfaqje baleti “Rrugëtimi i djalit të humbur” / KBPZ, Teatri Kombëtar te Pallati i Rinisë

Po vjen një trupë e baletit amerikan, që sipas organizatorëve “sjellë për Prishtinën një natë që do të mbetet në zemër. Një rrëfim titullum “Rrugëtimi i djalit të humbur” që nuk luhet në ekran, por në skenë, i fuqishëm, frymëzues dhe i paharrueshëm!” Ballet Magnificat osht një nga trupat ma të njohuna dhe të respektume të baletit në Amerikë, e specializume në tema të njohuna biblike. Shfaqja osht me 20 prill, në ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë) dhe ca ditë ma vonë në Gjakovë e Gjilan.

Marrë nga Suzanne Podcast./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:artfestivaletFilharmonia e KosovesKatrori ytkulinarizemRahovecrekomandimetShaolinSuzanne Podcasttophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Lamtumirë implante – shkencëtarët rrisin për herë të parë dhëmbë në laborator
Artikulli i ardhshëm Kallas: Duhet të lëvizim me procesin e zgjerimit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Katrori YT

Festivale electro, koncerte klasike e teatro – rekomandimet e kësaj jave nga Suzanne Podcasts!

23 Shikime
Katrori YT

Jazz, balet e ekspozita – Propozimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

32 Shikime
Katrori YT

Koncerte, filma e festivale – rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë!

35 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?