Dinamika n’t’cilën po jetojmë, po ndikon që vazhdimisht me qenë t’u u ngutë me shku n’punë, me ble harxh, me pagu fatura, jo me dal me shoqni e me kry ndonji shërbim. N’fund t’ditës krejt çka po mbesim asht t’lodhun edhe dembel me përgatitë diçka me hangër. Edhe ma e zorshme na duket me përgatitë n’mëngjes diçka, sidomos nëse asht e komplikume.
Që me ta kursy kohën n’mëngjeset e hershme, t’përngutshme e dembele, ne t’i kemi përzgjedhë 3 pjata tërshane t’cilat mundesh me i pasë gati brenda 5 minutave.
1. QULL I NXEHTË TËRRSHANE ME BANANE
Po ta rekomandojmë qullin e nxehtë t’tërrshanës me banane, si nji prej recetave ma klasike, ma t’thjeshta e t’shijshme t’cilat i njohim për mëngjeset dembele. Ky kombinim mundet me u përgatitë me shumë pak përbërës dhe ka me t’mjaftu me t’mbajtë t’ngopun për disa orë t’mira.
2. QULL I NXEHTË TËRRSHANE ME DREDHËZA
Rekomandimi jonë i dytë asht qulli i nxehtë i tërrshanës me dredhëza – kombinim ky t’cilin DUHESH me e provu kurdo që je n’disponim për me i nda 5 minuta kohë e me e startu ditën me plot energji, vlera ushqyese dhe shije.
3. QULL I NXEHTË TËRRSHANE ME BORONICA
Gati n’dakik e ke edhe rekomandimin tonë t’tretë për super-mëngjeset e shijshme, e që asht qulli i nxehtë i tërrshanës me boronica, i cili sikurse edhe dy recetat e tjera, pos i lehtë n’përgatitje e fort i shijshëm, nuk don as harxh shumë. Pra, ky kombinim asht sa ekonomik, aq edhe praktik e simpatik.
Ndërsa nëse ke qejf me hangë ndonjiherë me hangër tërrshanën t’ftohtë, mos e le pa e provu tërrshanën e ftohtë me boronica. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria