Mëngjeset shpesh dinë me qenë t’randa, sidomos për neve që e dojmë gjumin pak ma shumë se ditën e hershme. E që me nxanë njanën nafakë (mëngjesin e fortë) – ne e kemi mendu me nda me ty nji super recetë.
Qulli i nxehtë i tërrshananës asht nji prej ushqimeve ideale për me startu ditën me plot shije; boronica e tërrshanë e nxehtë kombinohen n’mënyrën ma perfekte. E shijen e kësaj pjate mundesh me e provu vet t’u i ndjekë udhëzimet tona.
PËRBËRËSIT:
90 gr tërrshanë
100 ml qumësht
30 ml ujë
100 gr boronica
1 maje gishti kripë
1 lugë jogurt grek i përzier me 1 lugë mjaltë
PËRGATITJA:
Shto t’gjithë përbërësit përpos jogurtit me mjaltë n’tenxhere. Lejoje tërrshanën me u zi për 4-5 minuta dhe kohë pas kohe përzije masën. Mbasi t’jetë shterrë qumështi, vendose tërshanën n’pjatë. Shto pak boronica sipër bashk me jogurtin grek t’përzier me mjaltë.
REZULTATI:
Kjo recetë definitivisht ka me t’pëlqy po e provove. E nëse je n’disponim me provu receta t’tjera me tërrshanë, ne ta rekomandojmë me e provu edhe qullin e nxehtë t’tërrshanës me banane, apo edhe qullin e nxehtë t’tërrshanës me dredhëza. E nëse ke qejf me hangë ndonjiherë me hangër tërrshanën t’ftohtë, mos e le pa e provu tërrshanën e ftohtë me boronica. Shijo! /katror.info
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria