Nata e parë e Fest 63 uli siparin mbrëmjen e djeshme për t’i hapur rrugë natës së dytë për të përçuar të tjera emocione e surpriza për publikun shqiptar.
15 artistë të tjerë, debutues besnikë të festivalit të Këngës e të rinj do të ngjiten në skenën elektrizuese të Fest 63 mbrëmjen e sotme duke ndjerë kështu magjinë e vërtetë të “rrënjëve”, motoja e së cilës është edhe Festivali i këtij viti.
Edhe gjatë kësaj nate, publiku do të shijojë krijimet e shumta muzikore, me tematika të ndryshme, por edhe performancat energjike duke ndezur kështu atmosferën jo vetëm në Pallatin e Kongreseve, por edhe të publikut që na ndjek përmes ekranit të RTSH.
Nata e dytë do sjellë në skenën e Fest 63 këngëtarin e mirënjohur Aleksandër Gjoka dhe balerinën Klaudia Pepa, si të ftuar special.
Sikurse edhe natën e parë, në këtë mbrëmje, emocionet e artistëve dhe surprizat e prapaskenës do të përcillen përmes moderatorëve Andri Xhahu dhe Alesia Brunazi.
15 artistët që do performojnë në natën e dytë të Fest 63:
1. Algert Sala
2. Devis Xherahu
3. Elvana Gjata
4. Endrik Beba
5. Epos
6. Frensi Revania
7. Gjergj Kaçinari
8. Gresa Gjocera
9. Klea Dina
10. Laorjan Ejlli & Adelina Correj
11. Mal
12. Rea Nuhu
13. Santino de Bartolo
14. Stine
15. Vesa Smolica
/Katror.info