katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Jack Kerouac, poezia, muzika dhe liria që ndryshuan Amerikën
    5 hours ago
    KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë
    16 hours ago
    Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
    19 hours ago
    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor
    19 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    16 hours ago
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    19 hours ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    1 day ago
    Mbahet konferenca rajonale “Youth Employment in the Western Balkans” në Prishtinë
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Tre filma të rinj të huaj xhirohen në Kosovë – njëri sjell historinë e Shpellës së Gadimes
    5 hours ago
    Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto
    20 hours ago
    Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë
    2 days ago
    Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    4 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    5 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    6 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    7 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    19 hours ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    5 days ago
    Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës
    2 days ago
    TDW: Tirana, destinacioni turistik më i preferuar në Ballkan
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ndikimi i Melania Trumpit në modën amerikane
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Ndikimi i Melania Trumpit në modën amerikane

Last updated: 21/01/2025 11:54 AM
144 Shikime
Shpërndaje
Foto: The New York Times

Raporti i zonjës së parë me modën, sidomos me disenjatorët amerikanë, duket se do të ndryshojë me fillimin e mandatit të dytë të Donald Trumpit.Veshja e zonjave të para në ditën e inaugurimit presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shërben si lloj deklarate për media. Ajo konsiderohet se në njëfarë mënyre edhe i paraqet politikat qeverisëse të burrave të tyre, apo qëndrimin e vetë zonjave të para rreth politikave të SHBA-së. Këtë herë, në inaugurimin e presidentit të 47-të amerikan, Melania Trump, si zonja e parë, ka zgjedhur të vishet nga një disenjator i ri, shkruan KOHA.

Melania Trump qëndroi përkrah bashkëshortit të saj në “Rotundan” e Capitolit në Washington DC të hënën, e veshur me një pallto të kaltër të errët, fund dhe bluzë me kollare të bardhë të dizajnuara nga stilisti i New Yorkut, Adam Lippes. Ndryshe nga veshja e kaltër prej kashmiri nga disenjatori i njohur Ralph Lauren që pati veshur gjatë inaugurimit të presidentit në vitin 2017 – që pati nxitur krahasime me një nga ish-zonjat e para të SHBA-së, Jacqueline Kennedy – këtë herë zonja e parë zgjodhi pamje shumë më të zymtë, me një kapelë me strehë të gjerë, nga disenjatori Eric Javits. Kapela ia mbuloi pjesën më të madhe të fytyrës së saj.

Ky stil, përveç kësaj, pasqyronte një Melania Trump serioze dhe të përmbajtur.

Mundesh me e lexu edhe…

Sipas “Vogue Business”, vendimi që të vishet nga një disenjator më pak i njohur – të cilin veprim e ka bërë edhe më parë (më së fundmi në New York, verën e kaluar) – mund të shihet si pohim i saj se tani, gjatë mandatit të ri në Shtëpinë e Bardhë, po synon ta përdorë modën ndryshe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Brendi i Adam Lippesit ka pak më shumë se një dekadë që ekziston. Ani pse Lippes, ka stil të sofistikuar që qëndron brenda margjinave të krijimtarisë të stilit amerikan, sipas njohësve të modës, ai nuk është ende në përmasat e Ralph Laurenit.

Në vitin 2017, që nga pamja e saj në inaugurim, kishte një ndjenjë se Melania, së bashku me bashkëshortin, do të provonin diçka të re. Jo thjesht që mund të visheshin siç duhej – një çështje që nuk ishte aq e vështirë për Melanian, pasi ajo është ish-modele – por se mund të projektonin imazhin e duhur të një familjeje politike amerikane.

Veshjen e tyre në inaugurimin e të hënës, “The Telegraph” e ka krahasuar me atë të familjes mbretërore britanike.

Sipas “Voguet”, zgjedhja e Ralph Laurenit tregon se Melania kishte mundësi të kishte qasje – ashtu si çdo zonjë e parë para saj – në më të mirën që moda amerikane kishte për të ofruar, si dhe se mund të integrohej me lehtësi në rolin e zonjës së parë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Melania dhe stilisti i saj, Hervé Pierre, (ish-disenjator i brendit “Carolina Herrera”, që krijoi fustanin e saj për ballon e inaugurimit në vitin 2021) duket se po synojnë, që këtë herë ajo të luajë lojën e modës sikur paraardhëset saj. 

Sipas “Vogue”, veshja e Melanias me një brend jo fort të madh, është bërë në mënyrë që të tregojë se edhe ajo mund të bëjë që brendet e reja të shkëlqejnë më. Ngjashëm ka bërë ish-zonja e parë Michelle Obama me disenjatoren Isabele Toledo gjatë inaugurimit presidencial në vitin 2009, apo edhe ish-zonja e parë, Jill Biden me brendin “Markarian” nga disenjatorja Alexandra O’Neill në vitin 2021.

Melania mund ta shfrytëzojë këtë mundësi – pasi Shtëpia e Bardhë është një nga skenat më të mëdha për modën amerikane – për të ndryshuar strategjinë e elegancës dhe ta përshtatë më shumë me atë të paraardhëseve.

Një lidhje më e fortë me modën mund të sjellë gjithashtu më shumë vëmendje mediatike dhe kulturore ndaj Melanias, duke ia mundësuar të shfaqet si një personalitet tjetër, por në mënyrën e zonjave të para të kaluara.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Megjithatë, fakti që industria e showbizit ka refuzuar administratën Trump mund t’i pengojë këto ambicie. Por ky kundërshtim nuk është një garanci që kjo gjë do të ndodhë sërish këtë herë.

Një industri e pabindur

Kur Kamala Harris u betua si zëvendëspresidente në vitin 2021, ajo zgjodhi një pallto ngjyrë vjollcë nga disenjatori Christopher John Rogers. Mbrëmjen paraprake, ajo u vesh me brendin “Pyer Moss” dhe zgjodhi brendin “Sergio Hudson” për ballon inauguruese. Të gjithë janë disenjatorë afroamerikanë. 

Gjatë periudhës së tyre si zonjat e para, Michelle Obama dhe Jill Biden treguan një afinitet për disenjatorët dhe markat amerikane, ku Michelle Obama u bë e njohur për veshjen e markave të njohura të qendrave tregtare si “J Crew” dhe “Gap”. Ato dukej se e kuptonin fuqinë e pozitave të tyre për të ngritur dhe ndryshuar trajektoret e disenjatorëve të rinj, siç bëri Obama kur i kërkoi disenjatorit Jason Wu të krijonte fustanin e saj për ballon inauguruese.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Trump, në të kundërtën, nuk e lidhte veten shumë me modën amerikane gjatë mandatit të parë të bashkëshortit të saj. Ajo shpesh vishej me veshje të brendeve evropiane (si “Alexander McQueen” nga disenjatorja Sarah Burton, “Christian Dior”, “Dolce & Gabbana”), duke blerë veshje në dyqane, në vend që të mbante veshje të personalizuara si paraardhëset e saj.

“Vogue” po ashtu ka shkruar se disa kritikë mendojnë se kjo zgjedhje nuk ishte asgjë tjetër veçse një lëvizje e qëllimshme për të mos mbështetur industrinë amerikane.

Pse Melania nuk investoi në modën amerikane, ashtu siç kërkonte bashkëshorti i saj?

Sepse në disa mënyra, nuk kishte asnjë mundësi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Nuk kam asnjë interes të vesh Melania Trumpin”, pati thënë disenjatori i njohur Marc Jacobs për WWD në muajin nëntor të vitit 2016.

“Personalisht, do të doja të përqendroja energjinë time për të ndihmuar ata që do të dëmtoheshin nga Trumpi dhe mbështetësit e tij”, pati shtuar ai.

Rrymë e re

A do të ketë sërish rezistencë ndaj Melanias?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas “Vogue”, është e pamohueshme që ka pasur një kalim të dukshëm drejt konservatorizmit në SHBA, veçanërisht në kulturën e rinisë dhe teknologjinë e re. 

Ndryshimi i klimës politike mund të nënkuptojë se kundërshtimi i hapur ndaj vlerave konservatore mund të ndihmojë në humbjen e klientëve.

Por a do të mund ta përballojë industria këtë?

“Vogue” shkruan se për markat si “Lippes”, të cilat janë të lidhura me stilin e klasit të lartë dhe të qytetit, duket e natyrshme të veshin Melania Trumpin.

Për markat që janë të shqetësuara për zhdukjen e konsumatorëve të majtë, mund të jetë gjithashtu mundësi e mirë për të tërhequr audiencë më të gjerë të blerësve, të cilët ndoshta nuk janë shërbyer ndonjëherë nga markat e mirënjohura të modës./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Tre filma të rinj të huaj xhirohen në Kosovë – njëri sjell historinë e Shpellës së Gadimes
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Google bën revolucion teknik me kompjuterin kuantik
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Dora” e Lorika Govorit – një model i modës së qëndrueshme në Kosovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Njohuria për të drejtat në punë – çelës për trajtim dinjitoz të punëtorëve
TAGGED:FashioninagurimiMelania Trumpmodapeopletop2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Xabi Alonso i hapur për të marrë drejtimin e Real Madridi
Artikulli i ardhshëm Fansat futen fshehurazi në hotelin ku po qëndronte Dua Lipa

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Tre filma të rinj të huaj xhirohen në Kosovë – njëri sjell historinë e Shpellës së Gadimes

6 Shikime
People

Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto

16 Shikime
People

Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë

24 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?