Nesër, e shtunë, më 1 shkurt 2025, ekipi kosovar do të garojë në njërën nga ngjarjet më të mëdha dhe më prestigjioze të vitit – Grand Slam Paris!
Ky event ndërkombëtar do të mbledhë 308 garues nga 53 shtete dhe 4 kontinente, duke ofruar një konkurrencë të jashtëzakonshme dhe një spektakël të paharrueshëm të xhudos.
Kosova do të përfaqësohet nga Distria Krasniqi, Erza Muminoviq, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.
Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerit Fatos Tabaku, gati për të dhënë më të mirën e tyre në Paris./Katror.info