katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Nis zyrtarisht fushata për Zgjedhjet Lokale 2025
    55 minutes ago
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    56 minutes ago
    Sorensen: Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord
    1 hour ago
    Sot kryesisht mot me diell
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë
    3 minutes ago
    Mjekët shqiptarë të Zvicrës, në një mision dhe profesion fisnik
    2 hours ago
    Nga Lozana në Kosovë: Dy mërgimtarë përfundojnë aventurën me biçikleta
    22 hours ago
    Radiotelevizioni italian me programin e parë në arbërishte
    23 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    56 minutes ago
    Dua Lipa dhe Callum Turner po kërkojnë shtëpi pushimi
    2 hours ago
    Testamenti i Armanit kërkon që marka të shitet
    21 hours ago
    Calum Scott sjell duet të ri me Whitney Houstonin
    23 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    2 days ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    2 days ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    2 days ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    3 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gryka e Neredimes po shndërrohet në destinacion të ri rekreativ në Ferizaj
    57 minutes ago
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    5 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Nga Kosova në Bazel – rruga e Leos drejt suksesit si stilist i flokëve
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Nga Kosova në Bazel – rruga e Leos drejt suksesit si stilist i flokëve

Last updated: 23/02/2024 6:13 PM
172 Shikime
Shpërndaje
Foto: Telegraf

Në qendër të Bazelit, një qytet të mbushur me jetë dhe kulturë, gjeni atelierin e një artisti të veçantë të flokëve – “Leovee Hairartist”, ku Leutrim Vezaj, i njohur si Leo, sjell pasionin dhe kreativitetin e tij shqiptar në zemër të Zvicrës. Origjina e tij nga Kosova dhe rrugëtimi i tij i mrekullueshëm nga një emigrant 16-vjeçar që nuk fliste gjuhën, në një stilist të njohur me një biznes të suksesshëm, është një histori frymëzimi për shumë. 

“Quhem Leo, jam nga Bazeli, shqiptar, nga Kosova, tridhjetë e tetë vjeç dhe punoj si frizer në Bazel”, shprehet ai me një ton modestie dhe krenarie për identitetin dhe arritjet e tij. Lufta e vitit 1999 e detyroi të linte vendlindjen dhe të kërkonte një fillim të ri në Zvicër, ku pavarësisht sfidave, ai gjeti rrugën e tij drejt pasionit që do të formonte të ardhmen e tij, shkruan Telegrafi.

Leo e kujton fillimin e tij të vështirë, “Ka qenë shumë vështirë se nuk e dija gjuhën, por e kam filluar dhe e kam mësuar me shumë sukses”. Ai i atribuon suksesin e tij përkushtimit dhe dëshirës së palëkundur për të mësuar. “Ka qenë një kohë e vështirë, domethënë, kam mbajtur shumë kurse gjermanisht, edhe pse e kam bërë profesionin”, shprehet ai mbi betejën e tij me përshtatjen dhe integrimin. 

Mundesh me e lexu edhe…

Në vitin 2007, guximi dhe ndërmarrësia e tij u konkretizuan kur ai hapi lokalin e tij të parë, duke u ngritur nëpërmjet sfidave: “Dy vite pas, e kam qelë lokalin tim… ka qenë shumë vështirë vitet e para”. Suksesi i tij tregoi se është e mundur të arrish në majë me punë të vazhdueshme dhe një qëndrim pozitiv. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një nga momentet që i dha Leos konfirmimin që kishte të nevojshmen për të dalë në pah ishte kur, gjatë viteve të tij të hershme si stilist i flokëve, kreu një veprimtari të veçantë që tërhoqi vëmendjen e shefes së tij. “E ka ba këtë Leo?” i kishte thënë ajo, të cilës ai iu përgjigj me siguri, “Po.” Kjo përvojë e fuqizoi besimin e tij në vetvete, “aty e kam vërtetu që është diçka që ndoshta paskam talent.” 

Edukimi dhe avancimi i tij nuk ndaloi aty. Si freelancer në Schwarzkopf, ai pati mundësinë të zgjerojë dijet e tij: “Është dashur ta mbyll lokalin që të shkoj për të mësuar atje.” Përvoja e tij atje i hapi dyert për t’u bërë një mësues dhe mentor për brezin e ardhshëm të stilistëve, “Prej kur kam kryer masterin, i mësoj nxënësit dhe jam krenar”. 

Në Bazel, Leo njihet për teknikat e tij të ombre dhe balayage, dy nga shërbimet më të kërkuara në salonin e tij. Ai trajton secilin klient si një kanvas të ri artistik, duke investuar deri në gjashtë orë për të marrë rezultatet perfekte: “Për me realizu kështu si është më vyejnë katër orë deri në gjashtë orë“, shprehet ai duke treguar angazhimin e tij për detajet dhe cilësinë. 

Leo ka sjellë jo vetëm talentin, por edhe një ndjenjë të komunitetit në punën e tij. Ai ka punuar me personalitete të famshme si futbollisti Albion Ajeti dhe artistët Gjiko dhe Rina, duke kontribuar në pamjen e tyre për raste të veçanta. Secili klient është një histori e re për Leo-n, dhe ai vazhdon të frymëzojë dhe të ndihmojë të tjerët në udhëtimet e tyre të stilit personal. 

Jashtë kornizës së biznesit dhe pasionit të tij të madh për flokët, Leo gjen qetësi në momentet që i kalon me familjen dhe miqtë në ambientet e qytetit të Bazelit. Jeta e tij është një ekuilibër i shkëlqyer midis punës dhe kënaqësive të thjeshta, një mësim që e bën atë jo vetëm një artist të vërtetë, por edhe një njeri i admirueshëm. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:BazelflokëstilistKosovaleopeoplesuksesitop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Pse ‘Titaniku’ kishte punësuar aktorë shtatshkurtër në xhirimet e filmit?
Artikulli i ardhshëm Njeriu më i pasur i Azisë po ndërton versionin personal të ChatGPT

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

LajmePeople

Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë

2 Shikime
People

Dua Lipa dhe Callum Turner po kërkojnë shtëpi pushimi

2 Shikime
People

Testamenti i Armanit kërkon që marka të shitet

25 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?