Në Kosovë, sot është lansuar projekti për hallkat e mbikëqyrjes elektronike, i cili synon të luftojë dhunën në familje, në veçanti atë në bazë gjinore.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi se ky sistem do të ndihmojë viktimat, duke lejuar që, në rast se dhunuesi afrohet, autoritetet lokale dhe qendrore të lajmërohen menjëherë për ndërhyrje. Ai theksoi se problemi kryesor i mbetet mosrespektimi i urdhrave mbrojtës, jo mungesa e teknologjisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e vlerësoi këtë projekt si një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit të grave, duke kritikuar dënimet e ulëta dhe vonesat e procedurave të Prokurorisë, të cilat inkurajojnë dhunuesit. Ajo theksoi se luftimi i dhunës në familje është përgjegjësi e institucioneve dhe kërkoi veprime më të vendosura.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, theksoi se ky sistem do të përdoret edhe për parandalimin e krimeve të tjera, por roli kryesor mbetet parandalimi i dhunës ndaj grave. Ai e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm në luftën kundër dhunës dhe theksoi nevojën për zbatim të efektshëm të sistemit.

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, shtoi se Policia e Kosovës ka qenë e detyruar të funksionalizojë këtë sistem, i cili ka marrë mbështetje të plotë nga Qeveria dhe ka një buxhet të veçantë për implementim./Katror.info