Aktorja e famshme, Nicole Kidman, u kthye në protagonisten absolute në premierën e serialit “Expats” në Nju Jork pak ditë më parë, pasi sytë e të gjithëve mbetën tek ajo.
Ylli i kinematografisë zgjodhi një fustan elegant të zi, me detaje të fshehura në të! Fustani i dizenjuar në pjesën e bustit, me një fije fare të hollë mbi gjoks dhe që lidhet te pjesa e pasme e kurrizit ishte zgjedhja e saj dhe mund të themi se ishte: Një super zgjedhje!
Ndërkohë, njerëzit në X (ish-Twitter) e adhuruan pamjen e saj: “Si gjithnjë, ajo shkëlqen”; “E provoi prapë se është mbretëresha e tapetit të kuq”; “Jam thjesht pa fjalë” ishin disa nga komentet në këtë rrjet social. Raporton Living.al.
Edhe njëherë tjetër, fituesja e çmimit Oscar na tregoi formulën se si të dukesh për mrekulli në tapet të kuq.

Nicole e kompletoi look-un me një grim të lehtë, duke i shtuar veshjes aksesorët e mëdhenj, vathë dhe byzylykë me diamante./Katror.info