Kushdo që ka problem me anemi e din sa e vështirë asht me gjetë zgjidhje për me e forcu imunitetin e me i shumu rruzat e kuqe t’gjakut përmes ushqimit e pijeve. Edhe ma shumë kufizohen ata t’cilët nuk e kanë n’qejf rrepën – rranjë kjo që njihet si një ndër ushqimet ma t’njoftuna për forcim imuniteti e shtim t’rruzave ‘tgjakut.
Smoothie me rrepë t’kuqe dhe ananas asht prejj recetave ku nuk e heton shijen e rrepës, sepse ananasi dhe frutat e tjerë e përhupin shijen e dheut për t’cilën njihet rrepa. Mjafton me e ndjekë udhëzimin e maposhtëm.
PËRBËRËSIT:
50 gr rrepë t’kuqe t’freskët
1 banane e ngrirë (e prerë n’copa)
100 gr ananas (i prerë n’copa)
1/2 gotë jogurt grek
1/2 lang portokalli
PËRGATITJA:
Shto t’gjithë përbërësit n’blender e bluji deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme. Servo.
REZULTATI:
Servo smoothie-n n’gotë ose vendose n’shishe t’xhamit e ruje n’frigorifer. Ky smoothie qëndron i freksët për 2 ditë. Thjeshtë çka duhesh me ba asht me e shkundë shishen mirë para përdorimit. Pra, vepro njilloj sikurse me smoothie-n klasik me rrepë t’kuqe.
E meqë jemi te recetat për smoothie, mos e le pa e provu edhe smoothie-n me mollë dhe dredhëza, apo edhe smoothie-n me thana dhe mollë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria