Kushdo që parapëlqen që smoothie-t me i pasë t’pasun me proteina e yndyrna natyrale e din se sa vështirë asht me i kombinu pemët n’raste t’caktume por edhe përbërësit për me e fitu ushqyeshmërinë e smoothie-t qysh e don.
Smoothie me dredhëza dhe gjalpë kikiriku asht nji alternativë e shnetshme dhe efektive për me marrë ma shumë vlera ushqyese, pa pasë nevojë për shtesa artificiale. E këtë kombinim mundesh me ja ba gati sikurse vehtës, ashtu edhe fëmijëve për shkollë pa u tutë që nuk po e pijnë, sepse, kremoziteti dhe ambëlsia e këtij smoothie-t nime t’len pa fjalë.
PËRBËRËSIT (1 servim):
100 gr dredhëza
1 lugë gjelle gjalpë kikiriku
1 lugë gjelle jogurt grek
1/2 gotë qumësht
2 kube akull
PËRGATITJA:
Preji dredhëzat n’copa e shto t’gjithë përbërësit n’blender. Bluje masën deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme dhe smoothie t’mos ketë copa t’akullit brenda, pra t’jetë masa e njitrajtshme.
REZULTATI:
Servo smoothie-n n’gotë, dekoroje me rriskë dredhëze e konsumo menjiherë, ose fute n’shishe xhami n’frigorifer e konsumo brenda 3 ditëve. Thjeshtë çka duhesh me ba asht me e shkundë shishen mirë para përdorimit. Ngjashëm ti mundesh me e përgatitë edhe smoothie-n klasik me mango dhe karrotë e me marrë n’punë me vehte, me ua dhanë fëmijëve për n’shkollë, apo me e komsumu para ushtrimeve. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria