katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës
    16 hours ago
    Vetëvendosje propozon sërish Kurtin për kryeministër
    17 hours ago
    Rritet importi i veturave elektrike në Kosovë, qytetarët kërkojnë heqjen e doganës
    17 hours ago
    35 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut
    17 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Arbër Selmani fiton Çmimin SEED 2025 nga Prince Claus Fund në Holandë
    21 hours ago
    Fotoja e shqiptarit që po shpëtonte delen nga zjarri, në mesin e 12 më të mirat në botë për 2025
    20 hours ago
    Kosova, në Samitin Global të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Davos
    2 days ago
    ATK regjistron rritje të qëndrueshme të të hyrave gjatë janarit–gusht 2025
    3 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa i befason fansat me një superduet gjatë turneut në SHBA
    13 hours ago
    FAZ i kushton recension librit “ë” të Jehona Kicaj, i nominuar për Çmimin gjerman të Librit
    13 hours ago
    Muzika greke – nga muzat e lashta te hitet botërore
    20 hours ago
    Arbër Selmani fiton Çmimin SEED 2025 nga Prince Claus Fund në Holandë
    21 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    5 days ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    5 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    1 week ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    5 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    5 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    6 days ago
    Cilësohet si treni ekspres më i ngadaltë në botë, arsyeja pse do t’ju habisë…
    7 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Një gotë qumësht në ditë ul rrezikun e kancerit të zorrës sipas një studimi
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
KuriozitetLife Style

Një gotë qumësht në ditë ul rrezikun e kancerit të zorrës sipas një studimi

Last updated: 10/01/2025 7:14 AM
89 Shikime
Shpërndaje
FOTO: ENVATO

Një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar prova të reja që tregojnë se njerëzit që konsumojnë më shumë kalcium në dietën e tyre ekuivalente me një gotë qumësht në ditë mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit të zorrës.

Studiuesit shqyrtuan dietat e mbi gjysmë milioni grash gjatë një periudhe 16-vjeçare dhe zbuluan se perimet me gjethe të errëta, buka dhe qumështet bimore të pasura me kalcium gjithashtu ofronin një efekt mbrojtës.

Ata gjithashtu gjetën më shumë prova se konsumimi i tepërt i alkoolit dhe mishit të përpunuar ka efektin e kundërt, duke rritur rrezikun për këtë sëmundje, shkruan BBC, përcjell Katror.info.

Mundesh me e lexu edhe…

Organizatat për luftën kundër kancerit thonë se një dietë e shëndetshme dhe e balancuar, mbajtja e një peshe të shëndetshme dhe lënia e duhanit janë mënyrat më të mira për të ulur rrezikun e kancerit të zorrës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një rishikim i fundit ka zbuluar se produktet e bylmetit mund të ndihmojnë në uljen rrezikun e kancerit të zorrës

Ky studim, i realizuar nga Universiteti i Oksfordit dhe Cancer Research UK, sugjeron se kjo ndodh për shkak të kalciumit, nga burime me ose pa bylmet. Një shtesë prej 300 mg kalcium në ditë në dietë, ose një gotë e madhe qumësht, ul rrezikun me 17%.

Dr. Keren Papier, udhëheqëse e studimit, theksoi se ky hulumtim vë në pah rolin mbrojtës të mundshëm të bylmetit, kryesisht për shkak të kalciumit, në zhvillimin e kancerit të zorrës.

Drithërat e mëngjesit, frutat, drithërat e plota, karbohidratet, fibrat dhe vitamina C gjithashtu treguan se ulnin rrezikun, por efekti i tyre ishte i vogël.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
foto ilustruese

Konsumimi i tepërt i mishit të përpunuar dhe mishit të kuq, si dhe alkoolit, rrit rrezikun e kancerit të zorrës. Studimi gjeti prova të tjera që një gotë e madhe verë në ditë, ose 20 gram alkool, rrit rrezikun me 15%, ndërsa konsumimi i mish të kuq ose të përpunuar, si një fetë proshutë, rrit rrezikun me 8%.

Kuantifikimi i këtyre përqindjeve është i vështirë sepse rreziku i kancerit të zorrës ndryshon nga stili i jetesës, dieta, zakonet dhe gjenetika e secilit individ.

Kalciumi është një mineral i rëndësishëm për forcimin e kockave dhe shëndetin e dhëmbëve, por ka prova në rritje që ai mbron edhe nga disa lloje kanceri. Burimet kryesore të kalciumit përfshijnë qumështin, kosin dhe djathin.

Ai gjendet gjithashtu në pije soje dhe orizi, bukë të bardhë, arra, fara dhe fruta si fiqtë e thatë, lakra e gjelbër dhe sardele të konservuara.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
foto ilustruese

Studimi sugjeron që kalciumi mund të mbrojë kundër kancerit të zorrës duke u lidhur me acide biliare dhe acide yndyrore të lira në zorrën e trashë, duke ulur efektet e tyre potencialisht kancerogjene.

Kanceri i zorrës është shumë i zakonshëm, me rreth 44,000 raste çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar, duke e bërë atë kancerin e katërt më të zakonshëm. Shumica e rasteve ndodhin te të moshuarit, por incidenca është në rritje te të rinjtë nën 50 vjeç, megjithëse arsyeja mbetet e paqartë. Faktorët që kontribuojnë përfshijnë dietën e dobët dhe obezitetin.

Simptomat e kancerit të zorrës përfshijnë ndryshime në zakonet e zorrëve, si jashtëqitje më të shpeshta ose kapsllëk, gjak në jashtëqitje ose gjakderdhje nga fundi i zorrës, humbje të pashpjegueshme të peshës, lodhje ose mungesë frymëmarrjeje, këshillohet të konsultoheni me një mjek nëse shfaqen ndonjë nga këto simptoma.

Ky studim ishte i natyrës vëzhguese dhe nuk mund të japë prova përfundimtare për lidhjen midis kalciumit dhe mbrojtjes nga kanceri.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sidoqoftë, studiuesit theksojnë se ky është hulumtimi më i madh i realizuar deri më tani mbi dietën dhe kancerin e zorrës, duke mbështetur përfundimet e studimeve të mëparshme.

Ekspertët theksojnë se gjysma e rasteve të kancerit të zorrës mund të parandalohen me një stil jetese më të shëndetshme.

foto ilustruse – tofu

Për ata që nuk konsumojnë qumësht, kalciumi mund të merret nga burime të tjera, si brokoli apo tofu./Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:dietadjathikalciumikanceri i zorrëskuriozitetLifestylemëngjesiqumështirrezikushëndetisimptomastili i jetesësvitamina Czakonet

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Si t’i mësoni fëmijët të dallojnë të vërtetën pas largimit të verifikuesve të fakteve nga Meta?
Artikulli i ardhshëm Albanian Night: Një festim i trashëgimisë shqiptare

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë

21 Shikime
Kuriozitet

Një person ka mbi 6 mijë mendime çdo ditë

13 Shikime
Life Style

Ananasi ndihmon kundër plakjes

7 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?