Alpinistja e njohur kosovare, Uta Ibrahimi, ka nisë një fushatë për të mbledhë fonde që do t’i mundësojnë asaj pjesëmarrjen në ekspeditën e radhës në majat e Himalajeve. Përmes platformës Make a Champ, Uta po i bën thirrje publikut për ndihmë, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti si në aspektin personal, ashtu edhe për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, shkruan Katror.info
“Bashkë për majat më të larta!” – është thirrja e Utës në fushatën e saj, duke nënvizuar se pasioni dhe përkushtimi i saj për alpinizmin janë të pandashme nga dëshira për të ngritur lart emrin e vendit të saj.
Deri tash, ajo ka prekur suksese të mëdha duke u bërë gruaja e parë shqiptare që ka ngjitur majat më të larta të botës, përfshirë Everestin.
Mbështetja financiare për këtë ekspeditë përfshin shpenzime të udhëtimit, akomodimit, trajnimit dhe pajisjeve teknike, të cilat janë thelbësore për një mision të tillë sfidues.
“Mbeshtetja e madhe qe e kam marr nga ju, shok e shoqe, qe me 10, 20, 30, 500 euro, qe i keni donu neper keto plaftorma, m’ka be jo veq me i ngjit keto maja, por edhe me i harru sfidat, me i shty limited edhe me i sfidu pengesat..”, shkroi Uta në rrjetin social Facebook.
Për të mbështetur Uta Ibrahimin dhe ekspeditën e saj të radhës, vizitoni platformën në linkun zyrtar.
Ndihmoje Utën ta prekë edhe një lartësi të botës! / Katror.info