katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Konstituimi i Kuvendit – Fjala e fundit i mbetet Kushtetueses
    9 hours ago
    Hulumtimi i UBO Consulting: 55.7 për qind e prindërve preferojnë që librat të shpërndahen përmes shkollave
    9 hours ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    22 hours ago
    Rritja e turizmit ngadalësohet në raport me vitin e kaluar
    23 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Greqia bëhet shteti i parë në Evropë që ndalon peshkimin në zonat e mbrojtura
    20 hours ago
    “Epoka e pandëshkueshmërisë klimatike merr fund” – Vendim historik nga Haga
    20 hours ago
    Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro
    23 hours ago
    “Ditët e Diasporës” në Vushtrri, Komuna pret bashkatdhetarët
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave
    10 hours ago
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    2 days ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    2 days ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    22 hours ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    6 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    6 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    20 hours ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    4 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    7 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Njihuni me pikturën më të shtrenjtë në Evropë?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Kuriozitet

Njihuni me pikturën më të shtrenjtë në Evropë?

Last updated: 26/06/2023 12:03 AM
155 Shikime
Shpërndaje
Foto: Smithsonian Magazine

Piktori simbolist austriak, Gustav Klimt, është më i njohur për pasurinë e pavdekshme të veprave të artit modern që shënuan historinë, si kanavacat e tij të zbukuruara me fletët e arta –Puthja (1907-8) dhe Portreti i Adela Bloh-Bauerit I (1907). Por, është një vepër më pak e famshme – ajo që rrinte mbështetur në këmbalecin e artistit, kur Klimti vdiq nga pneumonia si pasojë e gripit të shkurtit 1918 dhe një muaj pasi pësoi goditjen shkatërruese që pjesërisht e la të paralizuar dhe të paaftë për të pikturuar, si dhe për ta marrë çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë për një pikturë në Evropë, kur ajo do të shitet në ankand gjatë javës së ardhshme. Në mënyrat shumë më ndryshe në teksturë dhe në ton, që e bëjnë të dallohet nga kryeveprat e tij më të njohura të realizuara një dekadë më parë, Zonja me erashkë (1917-18), që vlerësohet të shitet për më shumë se 65 milion funte  (83 milion dollarë), duket se pothuajse ka zbritur nga një botë tjetër, dhe na tregon se ku do të shkonte imagjinata e Klimt nëse nuk do të kishte rënë viktimë e pandemisë së gripit që përfshiu botën.

Si mrekulli e ndërthurjes së qasjeve dhe ritmeve të trazuara, Zonja me erashkë paraqet një grua të re të humbur në mendime, teksa qëndron përpara nesh e duke vështruar shtrembër në distancën e largët në të majtën tonë. Identiteti i saj mbetet i panjohur. Fakti se nuk e ka vënë re ndërhyrjen tonë në hapësirën intime në të cilën ajo banon, në dhomë gjumi apo në dhomë private, duket mjaft qartë nga rrëshqitja e pavëmendshme e mantelit të zbukuruar në krah të saj, si dhe nga kapja delikate me gishta e erashkës që paloset e që ia mbron gjoksin – një rekuizitë e rrezikshme që duket se është një lëvizje larg rënies.

Ajo që na bën të magjepsur nga kjo hyrje e kësaj gruaje, është përplasja koreografike e modeleve, pigmentit dhe teksturës që e fiksojnë kudo në këtë stil joshës. Vepra është inventar i gjallë i obsesioneve kulturore të Klimtit, që nga rrobat kineze te lirizmi lundrues i punimeve të drurit japonez, ukiyo-e, të cilat artisti i mblodhi dhe nga të cilat e niste frymëzimin. Shtëpia e Klimtit, sipas ekspresionistit austriak Egon Schiele të cilin Klimti e udhëzoi, ishte e mbushur me “një numër të madh printimesh japoneze që mbulonin muret” dhe “një gardërobë të madhe ku mbante koleksionin e tij të mrekullueshëm të rrobave kineze dhe japoneze”. Mëndafshi i pasur i rrobës me linja jeshile dhe të arta, çehrja e saj prej porcelani të skuqur, kaçurrelat e saj të gështenjta dhe valëvitja e imagjinuar e gjetheve të vermilionit të erashkës, të gjitha shkaktojnë një trazirë që fuqizohet më tej nga kaosi prapa saj.

Mundesh me e lexu edhe…

Konstituimi i Kuvendit – Fjala e fundit i mbetet Kushtetueses

Ky sfond i rrafshuar, që t’i kujton dimensionet e lëmuara të blloqeve të drurit japonez dhe të porcelanit të lyer kinez, mund të jetë po aq lehtë tapet me zbukurime, si dhe ndonjë pëlhurë jomateriale e imagjinatës së gruas së re, që po ëndërron me sytë e hapur. Këtu e gjejmë një feniks mistik (ose Fènghuáng, një simbol i hirit dhe virtytit në mitologjinë kineze) me pendlat fantastike të smeraldit, si të dala nga misteri i mendjes së saj. Përballë feniksit, duke qëndruar në të djathtë të kanavacës, me pendlat prej ultramarine të shkëlqyer qëndron një lejlek me këmbë të gjata, një emblemë e mençurisë dhe pavdekësisë, ndërsa rreth e rrotull ajri joreal shpërthen me breshëri të ndritshme lulesh zambaku, që nënkuptojnë pandryshueshmërinë e bukurisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Zonja me erashkë është ndër portretet e pakta të Klimtit – që ishte figura kryesore e Lëvizjes së Artit të Shkëputjes së Vjenës – në pronësi private. Për herë të fundit është shitur në vitin 1994, kur arriti në 11.6 milionë dollarë. Tridhjetë vjet më vonë, pritet të shkojë deri në gati shtatë herë më shumë, duke u bërë ndoshta një nga portretet më të shtrenjta të shfaqura ndonjëherë në ankand. Nëse Sotheby’s arrin çmimin që kërkon, 65.5 milionë funte (83.4 milion dollarë), piktura e fundit e Klimti do të kalojë pikturën Perandoria e dritës të René Magritte, që u shit për 59.4 milion funte (75.6 milionë dollarë) më 2022; skulptura Njeriu që ecën I nga Alberto Giacometti caktoi rekordin për çdo vepër arti të shitur në ankand në Evropë – kur doli më 2010 dhe u shit për 65 milion funte (83 milionë dollarë); dhe Zambakët e ujit nga Claude Monet u shit për 40.9 milionë funte (52 milionë dollarë) më 2008.

Foto: The Collector

E vendosur krah për krah me veprat më të njohura të Klimtit, si Puthja dhe Portreti i Adela Bloh-Bauerit I, Zonja me erashkë zbulon se sa larg artisti kishte udhëtuar në aspektin krijues – në dekadën para vdekjes së tij. Pas tij, iku shkëlqimi i guximshëm i fletëve të arta që lartësoi subjektet e tij sensuale në ikona laike. Me e lirshme dhe më ekspresive, Zonja me erashkë bazën e ka te intensiteti në mjegullimin e teksturave, si materiale ashtu edhe psikologjike, pasi gjithçka rrjedh në një substancë të vetme shkëlqyese. Intensifikimi i ndjenjës së rrjedhshmërisë së pandreqshme janë momentet e pikturës ku ende duket thurja e zhveshur e kanavacës prej liri – pjesë të palyera që kanë bërë që disa të dyshojnë se vepra është e papërfunduar. Por, kjo është një pikturë, fuqia e së cilës vjen nga fluksi dhe fragmentimi. Këtë e plotëson fakti se nuk është përfunduar. /Telegrafi /Katror.info

Nga: Kelly Grovier / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:artçmimeEvropëGustav Klimtkuriozitetpiktura

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Gjumi i rregullt gjatë ditës zvogëlon rrezikun e demencës
Artikulli i ardhshëm Spanjolli vrapoi më së shpejti në taka në 100 metra, fiton rekordin e Guiness

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

Kthesa e papritur në Himalaje: Klima po ndryshon drejt ftohjes?

16 Shikime
Kuriozitet

Zbulim i rrallë në Grand Canyon: Fosilet që ndryshojnë njohuritë tona për evolucionin

10 Shikime
Kuriozitet

3 shi meteorësh do ndriçojnë qiellin në fund të korrikut

7 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?