Opera e njohur `Goca e Kaçanikut` nga kompozitori i shquar shqiptar Rauf Dhomi do të shfaqet më 19 nëntor 2024, në Pallatin e Kulturës Asim Vokshi në Gjakovë. Shfaqja do të fillojë në orën 19:00 dhe do të sjellë një natë magjike të mbushur me zëra të fuqishëm, kostume të shkëlqyera dhe skena emocionale që rrëfejnë një histori dashurie dhe virtytesh shqiptare.
“Kjo opera e cila ka fituar zemrat e publikut, do të ofrojë një përvojë të paharrueshme për të gjithë ata që janë të apasionuar pas artit të operës dhe kulturës shqiptare. Me një ansambël të mrekullueshëm dhe një përgatitje profesionale, kjo shfaqje pritet të jetë një ngjarje kulmore në kalendarin kulturor të Gjakovës”, njofton Opera e Kosovës./Katror.info