katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    16 minutes ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    3 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    4 hours ago
    Fushata “Toka jonë, Shija Juaj” mbahet me 13 shtator
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    12 minutes ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    27 minutes ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    55 minutes ago
    Gazetarët bëjnë thirrje për raportim etik gjatë fushatës zgjedhore
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    1 hour ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    4 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    1 day ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    7 days ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    6 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    1 week ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    1 day ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    6 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    6 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Opera kërkon instrumentistë për program ambicioz deri tek Ermonela Jaho
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Opera kërkon instrumentistë për program ambicioz deri tek Ermonela Jaho

Last updated: 21/04/2025 9:44 AM
76 Shikime
Shpërndaje
Foto: Arben Llapashtica

Program i pasur e pret Operën e Kosovës këtë sezon, por përvitshëm i vjen e njëjta sfidë. Edhe kësaj radhe i duhet angazhimi i përkohshëm i artistëve për realizimin e projekteve. Kërkohen 66 instrumentistë, numër ky që vlerësohet i paarritshëm për t’u plotësuar, veçmas në instrumente specifike si tuba, oboa e korno angleze. Problematikë është edhe buxheti për programin e Operës, për realizimin e të cilit kërkohet dyfishi i atij që është ndarë.

Është e pamundur të realizohet i gjithë programi i planifikuar për sezonin e sivjetmë të institucionit shtetëror operistik me buxhetin e ndarë. Kështu përshkruhet situata nga zëvendësuesi i drejtorit të Operës së Kosovës, Meriton Ferizi.

“Jemi të hendikepuar pasi këto para nuk janë vetëm për aktivitete, por edhe për pagesa të të angazhuarve, sepse institucionet e tjera i kanë të punësuar instrumentistët dhe buxheti neve na shkon në pagesa të të angazhuarve. Por ne, me kërkesa, gjithmonë kemi pasur mirëkuptim ku kemi marrë buxhet ekstra sado që kemi kërkuar. Dyfishi besoj që do të shkojë që të realizohen të gjitha këto aktivitete”, është shprehur ai duke paralajmëruar projektin e parë për sivjet. Ka thënë se kanë 450 mijë euro buxhet. Por, sipas Ligjit mbi ndarjet buxhetore të këtij viti, Opera posedon 92 mijë euro për paga dhe shtesa, 150 mijë euro për mallra dhe shërbime dhe 400 mijë euro për subvencione dhe transfere. E themeluar në gushtin e vitit 2021, Opera pos korepetiroeit dhe stafit administrativ s’ka ansambël të përhershëm. Funksionon si agjenci. Angazhon staf artistik për projekte.

Mundesh me e lexu edhe…

“Projekti i parë i Operës do të jetë me 21 maj kur do të jetë koncert simfonik. Në pjesën e parë soliste do të jetë Lule Elezi, ku për herë të parë luhet Sonata e Beethovenit, është si premierë botërore, për nder të kompozitorit, por të transkriptuar dhe të adaptuar për orkestër harqesh, që nuk është e zakonshme. Pjesa e dytë e programit është orkestrale operistike”, ka thënë Ferizi për KOHËN.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ka bërë të ditur se sivjet sopranoja me nam në botë, Ermonela Jaho, është pjesë e repertorit me koncert solistik.

“Më 8 qershor është Ermonela Jaho. Pas Saimir Pirgut, vazhdon trendi i sjelljes së emrave që e ngrenë shumë më lart institucionin dhe imazhin e Kosovës, siç është edhe Jaho, soprano botërore. Menjëherë më pas është ‘Carmina Burana’ me Filharmoninë e Kosovës dhe Baletin Kombëtar, tri institucione që për herë të parë e sjellin në formë skenike kantatën. I gjithë Kori dhe Orkestra i bashkohen Filharmonisë, pra dyfishohen”, ka bërë të ditur Ferizi.

Pas “La Traviata” të Verdit e “Goca e Kaçanikut” të Rauf Dhomit si produksione madhore të Operës, këtyre dyjave u bashkohet në repertorin e institucionit opera “Carmen” e Bizet që pritet të shfaqet premierë në pjesën e dytë të vitit.

“Në pjesën e dytë të vitit ka gala-koncerte dhe një produksion operistik – ‘Carmen’ i Bizet, i cili pas 21 vjetësh shfaqet në Kosovë i inskenuar plotësisht. Si gjithmonë në fund të vitit, bashkë me Baletin Kombëtar e shfaqim ‘Arrëthyesin’ e Tchaikovskyt”, ka bërë të ditur Ferizi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Tjetër angazhim i institucionit do të jetë edhe shfaqja premierë në Kosovë e operës “La Boheme” të Puccinit, e cila do të jepet fillimisht në Prizren e më pas në Prishtinë, në ambient të hapur. Produksioni është i huaj dhe Opera siguron instrumentistët dhe Korin e saj për këtë projekt.

Për realizimin e këtyre projekteve institucioni synon të harmonizojë një orkestër prej 66 instrumentistësh.

Prej disa ditësh është hapur konkursi për 22 violinistë, tetë viola, gjashtë violonçela, katër kontrabasë, tre flaute/pikolo, tri obo e korno angleze, tre klarinetë e bas klarinetë, tri pozita për fagot e kontrafagot, katër korno, tri trumbeta, po aq sa edhe trombonë, një tubë dhe tri pozita të hapura për perkusione.

Aplikuesit duhet të jenë instrumentistë profesionistë apo studentë të muzikës. Për të parët kërkohet CV dhe diploma përkatëse, ndërsa për studentët pos CV-së edhe një dëshmi studimi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Komisioni vlerësues është i kryesuar nga dirigjenti Edon Ramadani me anëtarë violinistin Valbon Haxhibeqiri, klarinetisti Shkumbin Bajraktari, trombonisti Betim Krasniqi dhe kompozitori Drinor Zymberi.

Pritet që së shpejti të hapet edhe konkursi për koristë.

“Do të jetë një kalendar i ngjeshur dhe ky audicion i vë në lëvizje instrumentistët e koristët që t’i përgatisin partiturat e notat, sepse i pret një sezon i gjatë dhe i begatë”, ka thënë zëvendësuesi i drejtorit të Operës, Meriton Ferizi.

Ai e vlerëson të dobishëm këtë konkurs të parvjetshëm për rritjen e nivelit të orkestrës, përgjegjësisë, kualitetit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“I gjen më të përgatitur pasi përgatiten para se të vijnë dhe i gjen më në formë për të përballuar projektet që vijnë të luajnë krahas emrave të mëdhenj siç, më 8 qershor për shembull do ta kemi Ermonela Jahon. Nuk mund të dalim me çfarëdo instrumentistë. Pas Orkestrës do të ketë audicione edhe për Kor”, është shprehur ai.

Ka bërë të ditur se edhe të angazhuarit e deritanishëm do t’i nënshtrohen audicionit për shkak se mund të ndërrojë pozicionimi i orkestrës. Por, sipas tij, sukses do të ishte po të siguroheshin 50 instrumentistë prej 66 sa kërkohen.

“Nuk besoj që përmbushet numri komplet, sepse nuk ka sasi të instrumentistëve kualitativë, pra të harqeve, ndërsa frymorë ka shumë, edhe komisioni do ta ketë problem të zgjedhë, sepse janë shumë në nivel, por ato që i ka mungesë edhe Filharmonia, i ftojmë me kohë nga Shqipëria dhe Maqedonia. Për shembull oboa nuk kemi fare. Është problem të bëhen 22 violina, por shkon te 80-përqindëshi, të tjerat edhe na konvenon t’i marrim më me përvojë”, ka thënë ai.

Në koncertin e Ermonela Jahos do të ketë instrumentistë jashtë formacionit të përkohshëm të Operës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Tek Ermonela Jaho do të ketë instrumentistë të shquar edhe nga Italia pasi ajo është emër i madh dhe nuk rrezikon me instrumentistë”, ka thënë Ferizi tutje.

Vitin e kaluar institucioni pati angazhuar trupën e përkohshme të përbërë prej 55 instrumentistëve dhe 40 koristëve.

Hapësira për zhvillimin e aktiviteteve sërish është sfida kryesore. Institucioni do të shfrytëzojë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, përkatësisht Atelienë dhe sallën e djegur.

Për këtë vit institucioni shpresonte që buxheti të kapte shifrën prej një milion eurosh, ani pse në Ligjin për ndarjet buxhetore të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025 është larg kësaj shume.

Vitin e kaluar suksesi më i madh i shënuar ka qenë momenti historik në skenën e operës në Kosovë: inskenimi i parë i “Gocës së Kaçanikut” në vendin e origjinës. Erdhi 45 vjet pas atij të 1979-s në Tiranë. U dha premierë më 23 shkurt, ndërsa reprizën e parë e pati dy ditë më pas. Rrugëtoi edhe në Gjakovë, në shtëpinë e kulturës “Asim Vokshi”, në një sallë e skenë që i plotëson kushtet shumë më mirë se ajo private në periferi të Prishtinës, ku e pati premierën e më pas edhe në një teatër të vërtetë opere në Tiranë./KOHA/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:angazhimetErmonela JahoLa Bohemelajme të miraoperasezoni i ritop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?
Artikulli i ardhshëm YouTube prezanton mjetin e inteligjencës artificiale për krijimin e muzikës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani

Lajme të mira

Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP

Lajme të mira

FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak

2 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?