Më 15 prill 2025, duke filluar nga ora 19:30, qyteti i Prizrenit do të jetë nikoqir i një mbrëmjeje të veçantë muzikore në hapësirën kulturore Autostrada Hangar, ku Orkestra Frymore e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë koncert nën dirigjimin e maestros Dario Salvi.
Publiku do të ketë rastin të shijojë interpretimin e veçantë të violoçelistit të njohur ndërkombëtarisht, Konstantin Manaev, i cili do të sjellë Koncertin për violonçel dhe orkestër frymore nga kompozitori austriak Friedrich Gulda – një vepër që ndërthur mjeshtërisht elemente të muzikës klasike me nuanca të xhazit dhe rock-ut.
Në program përfshihen gjithashtu vepra nga kompozitori gjerman Peter Josef von Lindpaintner me uverturën “Joko”, kompozitori francez Adolphe Adam me uverturën “Mbreti i Yvetot-it” si dhe kompozitori britanik Ralph Vaughan Williams me Suitën me këngë popullore angleze.
Ky koncert përfaqëson një mundësi unike për të përjetuar një natë të pasur muzikore në zemër të Prizrenit dhe për të dëgjuar nga afër interpretimin e disa prej veprave më të bukura të repertorit orkestral evropian. Biletat janë falas dhe mund të rezervohen paraprakisht në linkun: https://bit.ly/4jnOvOR.
/Katror.info