Ditët e nxehta t’verës veçse kanë nisë me na mundu e deri se çka me hangër n’këtë super-zheg asht gajle që shumkand prej nesh e përcjellë. Megjithatë, kush nuk don me hjek prej dore prej ushqimeve t’lehta e t’shijshme ka mundësi me ja ndihmu vehtës me 7 pasta-sallatat e kësaj vere.
Nëse ke merak n’ushqim italian dhe përgjithësisht parapëlqen pjatat ku dominon shija sa acidike, po aq edhe e ambël e domates, atëherë receta e pasta brusketave asht pjata ideale për ditët e nxehta si këto t’fundit nëpër t’cilat po kalojmë. Kështu, shija e pastave e brusketave ngërthehet n’mënyrën ma freskuese e autentike italiane t’mundshme, duke ta mundësu nji eksperiencë kulinare tipike mesdhetare, t’cilën asht gjynah mos me e provu.
PËRBËRËSIT (servimi për 4):
4 lugë gjelle vaj ullini
3 lugë gjelle uthull balsamike
1/2 lugë mustardë / senf
2 thelpinj hudhër (t’grira imët)
1/2 lugë çaji kripë
1/2 lugë çaji biber i zi
4 domate romake (t’prera n’kubëza t’vogla)
1 paketim makarona t’ziera (Penne)
1/2 tufë borzilok (i prerë imët)
HAPI 1:
N’nji pjatë t’vogël shto vajin, uthullën, mustardën dhe erëzat e me tel kuzhine përzije masën deri sa t’bahet e njitrajtshme.
HAPI 2:
Griji domatet imët dhe largoje zemrën e domateve.
HAPI 3:
N’enë t’thellë shto domatet e pastaj dressing-un e krijum. Përzije sasinë mirë dhe leje me u marinu masa deri sa t’zihen pastat.
HAPI 4:
Merr borzilokun dhe preje n’copëza mesatarisht t’imëta.
HAPI 5:
Pasi t’jenë zi për 9 minuta pasta, shpërlaji me ujë t’ftohtë dhe kulloji mirë. Vendosi n’enë t’thellë bashk me domatet e marinume dhe borzilokun. Përzije masën mirë dhe servo.
REZULTATI:
Shijoje nji pjatë pasta brusketa qoftë si pjatë kryesore përgjatë drekës a darkës, apo edhe si paragjellë për raste t’ndryshme, veçanarisht kur gostit’ mysafir. Poashtu, meqë asht sallatë e ftohtë, mundesh me përgatitë ma shumë e pastaj me e rujtë pjesën e mbetun n’frigorifer. Kësisoji 2-3 ditë mundesh me e konsumu sallatën, besa edhe me e marrë me vehte n’punë për pauzë. Mjafton që sallatës mos me ja shtu dresingun n’fillim. Pra, me e rujt’ sallatën n’frigorifer pa dresing, e me ja vendos dresingun kurdo që e han.
Për receta italiane me domate e tomatina, mos e le pa i provu brusketat tona klasike italiane, brusketat kapreze, e pse jo edhe pastat me tomatina t’pjekuna. Kurse, nëse je n’kërkim t’recetave verore; freskuese e plot shije, atëherë jepja ni shancë sallatës me bostan dhe djathë feta, “Waldorf” sallatës me kokrra rrushi, apo sallatës t’përzier me super-zarzevate – t’gjitha këto super-pjata e që janë sa t’lehta e t’shpejta me u përgatitë, po aq edhe t’shijshme dhe unike. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria