Kushdo që punon e që i bjen shpesh me dreku jasht e din sa shpejtë harxhohen idetë edhe mundësitë për me porositë diçka t’shijshme, jo fort t’shtrejtë e që nuk t’bahet bajat. Biles, me çmimet n’rritje e sipër, çdo herë e ma shumë po lindë nevoja me u ushqy, por pa harxhu shumë. E mira e t’mirës kish me qenë me marrë ushqimin me vehte prej shtëpisë. Megjithatë, jo çdoherë kemi kohë a mundesi me përgatitë sot për nesër. Me e thanë shkurt e shqip: diijmë me u dembelavë nga pak.
E shpejtë, e lehtë dhe jo fort e kushtushme asht receta për sallatën e përzier; sallatë kjo të cilën mundesh me e përgatitë edhe nëse nuk je naj farë kuzhinieri/e dhe me e konsumu aty për aty, me e konsumu qoftë si pjatë n’vehte apo si shoqnuese e pjatave kryesore, ose me e ba gati për pauzat e nesërme. Mjafton me i ndjekë disa udhëzime t’thjeshta.
PËRBËRËSIT PËR SALLATË (servimi për 2):
1 sallatë e gjelbër (e copëtume)
1 qepë e kuqe (e grirë imët)
2 kastraveca (t’prerë n’fje)
1 karrotë (e grirë n’rende)
100 gr tomatina
1/2 tufë magdanozi (i prerë)
PËRBËRËSIT PËR DRESSING:
1/2 e langut t’1 limoni
2 lugë gjelle vaj ullni
1/4 gotë jogurt grek
1/4 lugë çaji mustardë / senf
1/4 lugë çaji biber i zi
1/4 lugë çaji kripë
1/4 lugë çaji hudhër pluhun

HAPI 1:

N’nji enë t’thellë shto t’gjitha perimet dhe sallatën e gjelbër. N’nji enë tn’ndarë shto përbërësit e dressing-ut dhe përziji mirë me tel kuzhine.
HAPI 2:

Gradualisht shto dresingun sipër perimeve dhe përziji ato mirë deri sa t’jenë mbulu me dresing. Servo!
REZULTATI:

Servoje sallatën si pjatë kryesore, si paragjellë apo pjatë shoqnuese me patate t’pjekuna n’furrë me sos beshamelli, ose me pilaf me domate. Poashtu, mundesh me përgatitë sasi pak ma shumë e pastaj me e rujtë pjesën e mbetun n’frigorifer, pa i shtu dressing-un. Kësisoji sallata qëndron e freskët për 2-3 ditë, biles mundesh me e marrë me vehte n’punë për pauzë – krejt çka t’mbetet me shtu para konsumit asht dressing-u, t’cilin n’nji enë/tegëll t’vogël poashtu mundesh me e marrë me vehte.
E nëse je n’kërkim t’recetave interesante t’sallatave, atëherë mos e le pa e provu sallatën krokante me qiqra, sallatën e patateve me pesto, ose sallatën mediterane me patate. Gjithashtu, 3 kuskus sallata-t tona ja vlenë me i përgatitë e hangër nëse ke qejf n’sallata t’ngopshme e plot shije, e që lehtësisht përgatiten brenda pak minutave. Shijo!
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria