A je merakli/ke e pastave, por t’u kanë ba pakëz bajat recetat e rëndomta? Qe ku na ke neve për me t’furnizu me ide e receta t’shijshme. E n’qoftë se ende ju t’u e mendu emrin e drekës a darkës, leja emrin e recetës t’sotme.
Shpageta me sos jogurti t’cilat mundesh me i përgatitë t’u i ndjekë 3 hapa tepër t’thjeshtë, janë sygjerimi jonë për ty që je n’kërkim t’recetave t’reja, qoftë për drekë apo darkë. Mjafton me i përcjellë udhëzimet tona, e me t’dalë ushqimi me plot shije.
PËRBËRËSIT (SERVIM PËR 2):
1/2 paketim shpageta (linguine)
2 lugë gjelle vaj ullini
300 gr jogurt grek
1 gotë jogurt
100 gr fara pishe (alternative arra t’imtësume)
2 thelpinj hudhër (t’imtësume)
2 lugë gjelle magdanoz i freskët (i imtësum)
1/4 lugë çaji kripë
1/4 luge çaji biber t’zi
Borzilok (i imtësum) – opsionale
HAPI 1:
Para se me fillu me përgatitjjen e sosit, shto shpagetat n’ujië me kripë me u zi n’nji tenxhere. Pastaj, n’nji tigan vendose vajin e ullinit e farat e pishës, apo arrat. Fërgoji ato për 2 minuta, largoji farat nga tigani dhe shto hudhrën bashk me magdanozin e imtësum. Kavërdisi këto për 4 minuta n’temperaturë mesatare.
HAPI 2:
Shto jogurtin dhe jogurtin grek n’tigan e përzije masën mirë. Shto kripë dhe biber sipas dëshirës.
HAPI 3:
Kulloji shpagetat dhe vendosi n’tiganin me miksin prej jogurti. Përziji ato mirë dhe servoji n’pjatë. Sipër vendos farat e rreshkuna t’pishës, apo copëzat e arrave t’kavërdisuna. Shtoje edhe nga pak borzilok t’freskët e t’grirë sipër dhe shijo.
REZULTATI:
Shijoje këtë pjatë me nji gotë verë e kënaqu krejt. Poashtu, nëse ke qejf me e pasë edhe nji sallatë para vehtes, definitivisht këtë pjatë me shije shoqëroje me sallatën virale persiane “Shirazi”.
E mbasi veç jemi tek pastat, këtu mundesh me i gjetë edhe 3 receta t’pastave t’cilat mundesh me i përgatitë për ndonji darkë a drekë plot me shije. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria