Përfaqësues të lartë ushtarakë nga mbi 30 vende po takohen në Paris për të diskutuar krijimin e një force ndërkombëtare që do të pengojë agresionin e ardhshëm rus pasi të vendoset armëpushimi në Ukrainë, shkruan The Guardian, përcjell Katror.info.
Sipas AP, takimi në Paris është takimi më i rëndësishëm deri më tani i përpjekjeve franceze dhe britanike për të bashkuar shtetet nën një të ashtuquajtur “koalicioni i të vullnetshmëve” për ta mbrojtur Ukrainën, duke krijuar një forcë sigurie dhe parandalimi për të ndaluar Rusinë nga një pushtim i ri.
Lista e vendeve pjesëmarrëse përfshin pothuajse të gjithë anëtarët e NATO-s – me përjashtim të SHBA-së, pasi ky synohet të jetë mision i udhëhequr nga Evropa – si dhe disa vende të Commonwealth-it dhe fuqitë aziatike si Japonia dhe Koreja e Jugut.
Takimi kryesor, pjesë e Forumit të Mbrojtjes në Paris, do të zhvillohet në orët e pasdites, me një fjalim kryesor të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili do të përcaktojë detyrën që qëndron përpara./Katror.info