Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përpunuar rezultatet nga 93.02 për qind e vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike, ku deri më tani janë numëruar 40 nga gjithsej 43 kuti votimi, shkruan Katror.info.
Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka marrë 80.75 për qind të votave. Pas saj radhitet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 7.48 për qind dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 7.45 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 1.93 për qind të votave, ndërsa Koalicioni për Familjen ka marrë 0.76 për qind.
Numërimi i votave nga 30 përfaqësi diplomatike ka nisur të mërkurën pasdite dhe pritet të përfundojë së shpejti. KQZ ka bërë të ditur se pas kësaj faze do të vijojë procesi i numërimit të votave të dërguara me postë./Katror.info