Nëse je merakli/ke i/e ushqimeve jo fort t’shëndetshme, por t’shijshme fort – e po mundohet t’paktën me e rrallu konsumin e tyre, por edhe me e kontrollu pak kualitetin e ushqimit t’cilin e han, receta jonë e majonezës asht ideale, sepse nëse bash kurgja tjetër nuk sjellë përfitim – t’paktën asht ma e shijshme dhe me e shëndetshme sesa majoneza e bleme. E besa nëse hahet me masë, nuk t’ban dam.
Majoneza e përgatitun n’kushte shtëpije asht nji prej recetave që po e përgatite nji herY, s’ke me hjekë dorë ma kurrë prej saj. E çka e ban këtë recetë t’lehtë e t’përshtatshme për përgatitje asht fakti që i ka veç 5 përbërës.
PËRBËRËSIT:
2 ve n’temperaturë dhome
1 lugë gjelle lang limoni
2 lugë çaji mustardë “dijon”
1 e ⅓ gotë vaj luledielli
¼ lugë çaji kripë
HAPI 1:

N’blender shto vezët, lagun e limonit dhe mustardën. Shtype blenderin për 30 sekonda. Me lugë pastroji qoshet dhe sigurohu që janë përzi mirë përbërësit. Vazhdo me i blu përbërësit për 30 sekonda t’tjera dhe prap me lugë pastro qoshet. .
HAPI 2:

Vazhdo me shtu pak vaj ullini e me i perzi përbërësit nga 30 sekonda, me pauzu e me shtu prap vaj, deri sa masa t’fillon me u ba kremoze. Pra, 30 sekonda i përzinë, shton pak vaj deri sa t’krijohet masa e duhun e trashë. Këtë procedurë përsërite për dikund rreth 10-12 minuta, pastaj shto kripën, përzije për të fundën herë masën për 30 sekonda dhe e ke majonezën gati.
REZULTATI:

Vendose majonezën n’tegëll xhami e fute n’frigorifer. Përdore përgjatë javës, meqë ajo qëndron e freskët për 5 ditë Kësisoji ti mundesh me e oërgatitë 1 prej 4 sanduiçave t’tanë e me i ly apo me i shoqnu ata me majonezën tande. Besa mundesh me e përdorë edhe për me i ngjy patatet e mbushuna me djathë n’to. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
