Për juve që ende nuk keni vendosur se ku t’i kaloni pushimet verore, në Prishtinë ekziston një vend ku mund ta zëvendësoni me bregdetin.
Si çdo verë pishina e Gërmisë ka hapur dyert, tashmë e renovuar plotësisht, ku hapja u bë më 29 qershor 2023.

Ditë më parë Komuna e Prishtinës njoftoi se po i kryen të gjitha përgatitjet si dhe renovimet për hapjen e sezonit veror.
“Pas 10 vjetësh, pishinës së Gërmisë po i kthehet freskia. Pishina po vjen me një ambient të ri: guaskë të lyer, investime në amfiteatër dhe në terrenin sportiv, renovim të tualetit, shtretër për relaks, gjelbërim të shtuar, si dhe me kënd të ushqimit dhe aktivitete të shumta artistike për të gjitha grupmoshat. Pishina hapet në qershor. Iu mirëpresim”, thuhet në njoftimin e tyre në rrjetin social Facebook.

Gjithashtu, janë publikuar edhe çmimet e pishinës, ku shihen të jenë çmime të arsyeshme.
Ato fillojnë nga 4 euro për të rritur dhe nga 2 euro për fëmijë, megjithatë, çmimet ndryshojnë nga ora 16:00 si dhe vikendeve./Katror.info