Në kuadër të projektit “Një fundvit plotë drita”, Policia e Kosovës ka përgatitur dhurata për fëmijët të cilat do të shpërndahen si pjesë e një iniciative për të sjellë gëzim dhe përkrahje gjatë periudhës festive.
Sot, duke filluar nga ora 12:00 në të gjitha Drejtorit Rajonale Policore u shpërndajtën dhurata te fëmijët e policëve të rënë në detyrë, në Hendikos, Sos Fshat, fëmijëve më autizëm, me Sindrom Down, në spitale, e tek të gjitha komunitetet.
“Gjithashtu policët e rendit publik dhe të trafikut do të ndalin vetura dhe aty ku ka fëmijë në vetura, do t’u shpërndajnë dhurata”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa nga ora 12:00 u bë shpërndarja e dhuratave për fëmijë, te NEW BORNI në Prishtinë./Katror.info