Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, të enjten e kaloi në qytetin e Prizrenit.
Ai ka postuar një fotografi në rrjetin social “X”, ku shihet para urës së gurit të këtij qyteti.
“Duke shijuar pranverën e hershme në Prizren sot”, ka shkruar Rohde.
Enjoying early spring in Prizren today 😎 pic.twitter.com/g2SY8qgr2G
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 9, 2025
Prizreni është një nga qytetet më të lashta dhe më të bukura të Kosovës dhe ofron një pasuri të jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Kalaja e Prizrenit, me pamjen panoramike mbi qytet, rrugët me kalldrëm të qendrës historike, si dhe monumentet fetare si Xhamia e Sinan Pashës dhe Kisha e Shën Premtës, pasqyrojnë harmoninë ndërmjet kulturave dhe historisë së pasur të këtij vendi.
Gjatë vitit 2024, Prizreni përjetoi një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm në muajin qershor 2024, numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës u rrit me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ndërsa vizitorët e huaj u shtuan me 23.5%./Katror.info