Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa”.
Sipas njoftimit, ky vlerësim i jepet presidentit Begaj në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërshqiptare, mbështetjen ndaj arsimit dhe zhvillimit akademik, si dhe për rolin e tij në promovimin e vlerave demokratike dhe evropiane, raporotn KosovaPress.
“Ky organizim do të mbahet më 11 prill 2025, nis në ambientet e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan”, thuhet në njoftim./Katror.info