Prishtina do të jetë nikoqire e edicionit të 25-të të panairit AGROKOS & Agroturizëm 2025, i cili do të mbahet më 27 dhe 28 maj në sallën 1 Tetori në Prishtinë, shkruan Katror.info.
Ky panair tradicional do të sjellë së bashku prodhues vendorë, biznese shpërndarëse dhe aktorë të sektorëve të ushqimit, pijeve, agrobiznesit dhe teknologjive bujqësore.
Risia kryesore e këtij edicioni është përfshirja e komponentit të Agroturizmit, duke ofruar një platformë për promovimin e bukurive natyrore dhe potencialit turistik të Kosovës.
Përveç ekspozimit të produkteve dhe shërbimeve, panairi synon të krijojë mundësi për rrjetëzim, bashkëpunime dhe zhvillim të mëtejshëm të industrisë.
AGROKOS 2025 organizohet nga CEO – Congress & Event Organization./Katror.info