Vezët e peshkut po vlerësohen gjithnjë e më shumë si një ndër ushqimet më të pasura me vitaminë D, një lëndë ushqyese thelbësore për shëndetin e përgjithshëm.
Ky super-ushqim ndihmon në uljen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, çrregullime të sistemit imunitar dhe formimin e qelizave të dëmshme.
Mjekët kanë filluar të përfshijnë analizat e vitaminës D në ekzaminimet rutinë, për të identifikuar më lehtë mungesat dhe për të rekomanduar burimet më të mira të saj. Ndër to, vezët e peshkut janë një alternativë natyrale e shkëlqyer ndaj suplementëve, përcjell Top Albania Radio.
Sipas një studimi të Fondacionit Weston A. Price, vetëm një lugë gjelle me vezë peshku të thata përmban rreth 17,000 njësi të vitaminës D. Përveç kësaj, ky ushqim përmban edhe vitaminat A dhe K2, zink, jod si dhe acide yndyrore omega-3, që janë thelbësore për funksionimin e trurit dhe zemrës. /Katror.info
Përgatiti:
