Në kuadër të Feminist Summit of Performative Arts, javën e kaluar në Barabar Center u mbajt një punëtori krijuese e udhëhequr nga aktorja dhe regjisorja Agnes Nokshiqi.
Kjo punëtori ofroi një hapësirë reflektimi dhe eksperimentimi me praktika të reja artistike, duke u fokusuar në performancën bashkëkohore, trupin si mjet shprehjeje dhe hapësirën si mjet komunikimi artistik.
Pjesëmarrëset patën mundësinë të eksplorojnë mënyra të reja të ndërveprimit përmes artit performativ, duke ndërtuar qasje që theksojnë fuqizimin, kreativitetin dhe bashkëpunimin artistik./Katror.info









