Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosovës në pikën kufitare në Merdar po zgjasin deri në dy orë, derisa kolona e krijuar është rreth 700 metra. E gjithë kjo duket se vjen si rrjedhojë e numrit të madh të mërgimtarëve që kanë ardhur në Kosovë gjatë pushimit pranveror në shumë vende të BE-së.
Sipas Qendrës Kufitare, pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë.
Aty qytetarët po presin rreth gjysmë ore për të dalë, e kolona e krijuar është rreth 200 metra.
Sipas të dhënave të përditësuara pas orës 8:00 pritjet në pikat e tjera kufitare janë të shkurtra.
