Nëse je prej atyre që kur servon drekë a darkë preferon pjatën kryesore me e shoqnu me shumë perime, atëherë ne e kemi nji recetë simpatike dhe plot shije, e që po e provove jemi t’bindun që ke me e përgatitë ma shpesh e ke me e kombinu n’mënyra t’ndryshme.
Ideale për drekë a darkë, lulelakra e pjekun n’furrë asht ushqim që i shkon secilës pjatë dhe që asht super e shijshme dhe e lehtë. Ajo madje mundet lehtësisht me u kombinu me lloje t’ndryshme t’ushqimeve qoftë t’nxehta a t’ftohta, e që kësisoji ti mundesh me i kursy edhe t’nesërmen vehtes kohë. Mjafton me i ndjekë 3 hapa t’thjeshtë.
PËRBËRËSIT:
1 lulelakër (e prerë n’copa mesatare)
3-4 lugë gjelle vaj ullini
1 lugë e mesme kripë
1 lugë çaji biber i zi
1 lugë çaji oregano
1 lugë çaji kurkumë / turmerik
HAPI 1:
Fillimisht lëshoje furrën me u nxe n’200 C. Pastaj laje e preje lulelakrën n’copa mesatarisht t’mëdha.
HAPI 2:
Merr nji tepsi, shto sipër letrën për pjekje, lulelakrat dhe vendos sipër tyre erëzat dhe vajin. Masazhoji mirë. Mos harro, ti mundesh gjysmën e sasisë me e përgatitë me kurkumë dhe gjysmën tjetër me erëzat klasike – po deshe.
HAPI 3:
Vendose tepsinë n’furrë e pjeki copat e lulelakrës për 20 minuta. Largo tepsinë prej furrës dhe servo.
REZULTATI:
Servo me Tzaziki sos apo me salsa pikante meksikane nëse t’pëlqen ushqimi pikant. E meqë veç ra fjala te ushqimi i djegëst, a e ke ditë që me 16 janar shënohet dita ndërkombëtare e ushqimit pikant, a jo?
E mbasi veç jemi te ushqimet e mira dhe plot shije, mos e le pa e provu edhe sallatën e kuskusit me kastraveca dhe limon. /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria