Rritja e vazhdueshme e numrit të qendrave të të dhënave në Evropë po çon në një kërkesë më të madhe për energji, duke rritur rrezikun e përshkallëzimit të emetimeve të karbonit, sipas raportit “Mbingarkesa e Sistemit” nga Beyond Fossil Fuels.
Autorët paralajmërojnë se nëse këto qendra mbështeten në burimet ekzistuese të ripërtëritshme në vend të burimeve të reja të energjisë, ato mund të ndikojnë negativisht në përpjekjet për reduktimin e emetimeve. Inteligjenca artificiale, dixhitalizimi dhe kriptomonedhat janë faktorë kryesorë që po nxisin këtë rritje.
Raporti parashikon se, deri në vitin 2030, vetëm qendrat e të dhënave mund të konsumojnë 20% të kapacitetit të ri të energjisë së ripërtëritshme në BE. Ndërkohë, emetimet mund të rriten deri në 121 milionë tonë CO₂, ekuivalente me të gjitha termocentralet me gaz të Italisë, Gjermanisë dhe MB së bashku.
Sipas analizave, tregu evropian i qendrave të të dhënave, i vlerësuar në 42.98 miliardë dollarë në vitin 2023, pritet të arrijë 64.5 miliardë dollarë deri në vitin 2029, duke e bërë krizën energjetike një sfidë edhe më të madhe për tranzicionin e gjelbër të Evropës.
/Balkan Green Energy News/Katror.info