Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë, 2 prill, mbledhje elektronike.
Dy vendime janë marrë në mbledhje të kabinetit qeveritar.
Ka miratuar vendimin për të mbështetur procesin e nisur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca për trajtimin e përhapjes dhe përdorimit të papërgjegjshëm të aftësive komerciale të ndërhyrjes kibernetike – “Procesi Pall Mall”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Si dhe, ka ndarë 75,000€ për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, me qëllim të promovimit të vendit./KOHA/Katror.info