Kuzhina meksikane asht nji ndër kuzhinat ma t’famshme e ma t’preferume t’njerëzve t’kulturave t’ndryshme n’mbarë botën. Ajo njihet për delikatesat n’petë, me shumë djegësti, përbërës t’freskët e kombinime interesante, por edhe për variacionet e ndryshme t’cilat i ofron. E ne nuk ishim kanë katrorisë e specialistë t’shijes, sikur t’mos gjenim edhe kombinime ndryshe t’specialiteteve që tashma secili i njeh – nj’ashtu siç t’i patëm gjetë 3 super kombinime t’fajitave meksikane.
Quesedillas me pasul dhe kashkavall janë nji kombinim autentik i kuizinës meksikane t’cilat mundesh brenda pak minutave me e pasë hazër, veçanarisht nëse je lodhë n’punë e je t’u pritu me gatu diçka ma t’komplikume. Gati n’2 hapa super t’thjeshtë.
PËRBËRËSIT (2 servime):
4 petë t’vogla tortille
1 lugë gjelle vaj ullini
200 gr kashkavall (i grirë)
200 gr pasul i kuq i konservum
50 gr qepë (e grirë imët)
1 lugë e mesme biber i kuq (miks meksikan alternative)
1/2 lugë çaji kripë
1 qepë e re (e grirë imët)
HAPI 1:
Shto n’tigan t’nxehtë qepën e grirë bashk me qepën e re, kavërdisi për 3 minuta dhe shto pasulin e kuq me erëza. Kavërdise masën për 5 minuta.
HAPI 2:
N’tiganin tjetër shto petët e vogla t’tortillës dhe nxeji për 1 minut. Shto miksin me pasul n’gjysmën e secilës petë dhe shto kashkavallin sipër. Nxeje petën për 1 minut, paloje n’mes dhe nxeje për 1 minut tjetër edhe n’anën tjetër e servo.
REZULTATI:
Specialitetet meksikane vështirë se paramendohen t’servume pa ndonji salcë kosi dhe pa salcë pikante. Andaj edhe këtë pjatë, njilloj sikurse edhe quesedillas me pasul dhe spinaq, po ta sygjerojmë me e shoqnu me salsën meksikane – salcë kjo që e ban edhe ma t’parezistushme e t’shijshme këtë delikatesë. E ma e mira e krejt kësaj salce asht që mundesh me e përgatitë n’1 hap t’thjeshtë me pak përbërës t’freskët. E meqë veç ra fjala te ushqimi i djegëst, a e ke ditë që me 16 janar shënohet dita ndërkombëtare e ushqimit pikant, a jo?
E n’ndërkohë që e shijon këtë kombinim Meksikan, mësoji se cilat janë 6 faktet ma interesante për kuzhinën meksikane që nuk i ke ditë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria