Për shumicën e njerëzve, motivimi për me ushtru, nuk vjen natyrshëm. Shpesh është e vështirë me u shkëputë prej detyrave të punës ose familjare. Megjithëse “nuk kam kohë” ose “nuk më pëlqen” nuk janë gjithmonë arsyetime. Nëse tash nuk kujdesesh për shëndetin, më vonë ke me u kujdesë për sëmundjet, shkruan revista Psikologjia.
Këta janë disa hapa se qysh mundesh me i mbërri këto qëllime:
- Mos mendo, thjesht lëviz,
- Vizualizojeni qysh keni me pasë të ardhmen nëse nuk ushtroni,
- Mendoni vetëm për seancën tjetër
Është e qartë që ushtrimet janë të nevojshme edhe pse krijimi i rutinës së ushtrimeve mundet me qenë sfidues. Shumica e njerëzve kur stërviten, pas disa muajsh ju afrohen qëllimeve të veta.
Pastaj, mendoni vetëm për seancën e radhës, si do të ndjeheni kur ta përfundoni.
Kryerja e ushtrimeve çliron shumë hormone që ju bëjnë me u ndi mirë, prej tyre endorfinën që prodhojnë një ndjenjë euforie Serotonina mundet me ju ndihmu me u qetësu veçanërisht nëse ndiheni në ankth ose depresion edhe ndikon në mos marrjen e ushqimit të padëshiruar./Katror.info