Ushqimi t’cilin e përgatitë n’shtëpi, pavarësisht se sa i thjeshtë asht, gjithmonë asht përzgjedhje ma e sigurtë e ma ekonomike sesa ushqimi i gatshëm i fastfood-eve t’ndryshme. Poashtu, kur asht n’pyetje shëndeti, dihet se këto ushqimet e shpejta, anipse shumë prej nesh i kanë n’qejf – nuk janë alternativë e mirë për konsum t’përditshëm.
Kutia e pauzës me ve dhe avokado asht nji prej rekomandimeve t’tona që janë t’thjeshta me u përgatitë dhe që nuk marrin shumë kohë. Ato poashtu janë t’shnetshme e fort ideale për me i marrë me vehte n’punë, ose me ua ba gati fëmijëve për shkollë. Mjafton mei ndjekë udhëzimet tona.
PËRBËRËSIT (4 SERVIME)
6 ve t’ziera (t’prera n’gjysmë)
6 rriska buke t’rreshkun (t’ndara n’gjysmë)
1 avokado e ndarë n’4 pjesë (t’prera n’rriska ose kube)
2 lugë gjelle lang i freksët limoni
400 gr tomatina
Kripë dhe biber (Opsionale)
PËRGATITJA:

Merr 4 kuti pauze. N’cdo kuti shto nga 3 gjysma t’vezëve, nga 100 gr tomatina, 1’4 e avokados dhe nga 3 gjysmë-rriska bukë t’rreshkun. Avokados vendosini pak lang limoni sipër n’mënyrë që mos me u nxi deri sa t’konsumohet. Vendos kripë dhe biber sipër vezëve po deshe dhe mbylli kutitë.
Këtyre kutive t’pauzës mundesh me ua bashkangjitë edhe 1 kuti t’mes-shujtës me pereca e me i shoqnu edhe me smoothie me karrotë dhe banane. Shijo! /katror.info/
Përgatiti:
