katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Nis zyrtarisht fushata për Zgjedhjet Lokale 2025
    3 hours ago
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    3 hours ago
    Sorensen: Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord
    3 hours ago
    Sot kryesisht mot me diell
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë
    2 hours ago
    Mjekët shqiptarë të Zvicrës, në një mision dhe profesion fisnik
    4 hours ago
    Nga Lozana në Kosovë: Dy mërgimtarë përfundojnë aventurën me biçikleta
    23 hours ago
    Radiotelevizioni italian me programin e parë në arbërishte
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    3 hours ago
    Dua Lipa dhe Callum Turner po kërkojnë shtëpi pushimi
    4 hours ago
    Testamenti i Armanit kërkon që marka të shitet
    23 hours ago
    Calum Scott sjell duet të ri me Whitney Houstonin
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    2 days ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    2 weeks ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    2 days ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    2 days ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    3 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gryka e Neredimes po shndërrohet në destinacion të ri rekreativ në Ferizaj
    3 hours ago
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    5 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Reshjet ndihmojnë në shuarjen e zjarreve, dy vatra ende aktive në Shqipëri
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Reshjet ndihmojnë në shuarjen e zjarreve, dy vatra ende aktive në Shqipëri

Last updated: 29/07/2025 12:19 PM
41 Shikime
Shpërndaje
Foto: Euronews / AL

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë ende aktive, 4 vatra janë në monitorim dhe 46 janë shuar.

Mbeten aktive vatrat në këto zona:

-Në zonën perëndimore të tunelit të Skërficës, bashkia Gjirokastër, ku ndërhyrja nuk mundëson futjen e trupave, për shkak të terrenit të thepisur dhe bimësisë shumë të dendur. Ditën e sotme vatra e zjarrit po monitorohet nga MZSH e Bashkisë.

Mundesh me e lexu edhe…

-Në fshatin Spatharë, bashkia Skrapar,  ku zjarri ka  rënë në një sipërfaqe kullote.  Në vendngjarje ndodhen forca nga të gjitha strukturat operacionale, që po punojnë  për vënien nën kontroll të vatrës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në monitorim,  me qëllim shmangien e riaktivizimit  janë vatrat në këto zona:

–              Në Parkun Kombëtar të Prespës, fshati Lajthizë, bashkia Pustec

–              Në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë

–              Në fshatin Strelcë, bashkia Maliq

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

–              Në fshatin Veliq, bashkia Tropojë.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan:

–              52 automjete zjarrfikëse

–              722 forca operacionale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

–              Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë dhe 2 helikopterë nga Forcat e Armatosura, që operuan në dy zona.

Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave,

sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Durrës, dhe të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit.

Për sa u përket zjarreve në pyje sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rreziku “I MODERUAR”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë pranë strukturave përkatëse për çdo vatër të dyshimtë.

Ndërkohë, Komiteti i Mbrojtjes Civile u mblodh këtë të martë së bashku me stafin e Bashkisë Gjirokastër, Prefekturën, Policinë e Shtetit dhe Forcat Zjarrfikëse, Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Shoqërinë e Ujësjellës Kanalizimeve.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri me dije se kjo mbledhje u realizua në vazhdim të një pune të vështirë dhe të përditshme kundër zjarreve.

Kumbaro tha se “Gjirokastra përballet me një terren të vështirë, por asgjë s’ka qenë e pamundur për stafet e përkushtuara që me vetëmohim kanë luftuar kundër zjarreve gjatë këtyre ditëve”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa u shprehu mirënjohjen të gjithë punonjësve të angazhuar në shuarjen e zjarreve, si edhe banorëve të zonave të prekura që kanë qenë krah në këtë proces, Kumbaro theksoi se do të ketë ndëshkime maksimale për piromanët që shkatërrojnë pasuritë e përbashkëta natyrore.

“Kemi një pjesë të vogël të Forcave të Armatosura dhe të Mbrojtjes Civile këtu, por dua t’i përcillni gjithë mirënjohjen forcave të Policisë dhe banorëve që u gjendën të parët aty. Ne bëjmë detyrën tonë, por ata janë guximtarë, sepse ishin të parët që qëndruan aty deri sa mbërritën edhe forcat”, tha Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit tha se rreziku më i madh ka kaluar, por jemi vetëm në mes të sezonit, ndërsa ende nuk dihet se me çfarë temperaturash do të përballemi.

“Kaluam dy nga ditët me temperaturat më të larta të gjithë vitit, por askush nuk na siguron që do të përsëritet prapë, që do të thotë që na duhet të jemi në alarm maksimal. Të gjithë ne që jemi këtu në momentin që nuk kemi një emergjencë jemi në vendet tona të punës, por ka një detyrë shumë të rëndësishme për administratorët dhe kryepleqtë”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pra, sipas saj “ rrjeti që ju keni me kryepleqtë nëpër fshatra, me blegtorët, me fermerët të cilët kullosin bagëtitë në këto kullota duhet të jetë një rrjet që duhet mbajtur në kontakt çdo ditë me telefon”.

Sipas Kumbaros, nisur nga informacionet që jep Policia e Shtetit, në të gjithë territorin e vendit, në shumicën e rasteve zjarrvëniet kanë qenë nga dora e njeriut.

Kumbaro u shpreh se “rreziku që zjarri të marrë vetë është aty ku ka depozitime mbetjesh, ku për shkak të dekompozimit të mbetjeve organike lëshohet gazi metan.

“Përgjithësisht janë zjarrvënie me keqdashje që është kriminale, ose nga pakujdesia që nuk është më pak kriminale që do ndëshkohet njësoj”, pohoi Kumbaro.

“E theksoj këtë sepse duhet sensibilizuar popullsia. Përveç zjarrit, jemi në kohë temperaturash të larta dhe thatësirash. Ka abuzim edhe me ujin, pasi uji i pijshëm nuk mund të konsumohet pa hesap për vaditje në fshatra. Kemi arritur të shmangim probleme shumë të mëdha. Por, ia kemi dalë vetëm me vëmendje. Përdoreni komunikimin me të gjithë banorët njësoj siç përdorim instrumentet ligjore apo fizike që ne kemi në duar”, përfundoi Kumbaro./Albanian Post/Katror.info

TAGGED:lajmereshjet e shiutShqiperiasituata me zjarrettop

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Rexhaj pritet të promovohet në ekipin e parë të Baselit
Artikulli i ardhshëm Komandanti i KFOR-it flet për dy urat e reja që po ndërtohen në Mitrovicë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Nis zyrtarisht fushata për Zgjedhjet Lokale 2025

11 Shikime
LajmePeople

Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë

7 Shikime
Lajme

Sorensen: Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?