Këngëtarja e njohur Rihanna në shfaqjen e saj në Super Bowl Halftime, ka dhënë një lajm të ri për jetën e saj.
Ajo ka bërë të ditur se po pret një fëmijë të dytë.
Rihanna shihet gjithashtu duke e përkëdhelur barkun gjatë performancës, ndërkaq përfaqësuesja e këngëtares konfirmoi shtatzëninë menjëherë pasi ajo përfundoi performancën e saj 13 minuta.
Rihanna u rikthye në muzikë pas një kohe të gjatë me këngën “Lift me Up”./Katror.info
