Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nisë punën për albumin e saj të ri.
Në një video përmbledhëse të rutinës së saj, këngëtarja ka treguar se i mungon studioja e incizimit dhe mezi pret të udhëtojë drejt Los Anxhelesit për të punuar në projekte të reja muzikore.
“Po mendoj për albumin tim. Sapo të përfundoj këtë film, do të shkoj në LA për të incizuar më shumë muzikë. Sa hap e mbyll sytë do të bëhet 11 prill dhe do të jem në Atlanta për të performuar për Kylie Minogue,” u shpreh ajo.
Albumi i fundit i Ritës, “You & I”, u publikua në vitin 2023 dhe u prit mirë nga publiku. Fansat tashmë po presin me padurim materialet e reja që ajo do të sjellë./Katror.info