Një vajzë e re që në Instagram paraqitet si Lady Rita Ora, fanse e këngëtares me famë botërore e që ka prejardhje nga Kosova Rita Ora, ka bërë diçka shumë interesante.
Ajo ka përkthyer këngën e Ritës “Anywhere” në gjuhën shqipe.
Kjo natyrisht se nuk i ka ikur vet këngëtares, e cila ka ripostuar këngën në shqip në Instagramin e saj dhe ka paralajmëruar diçka.
“Ide e mirë. Prisni për më shumë,” ka shkruar Rita në story në Instagram, duke lënë të kuptohet se ajo mund të vijë me një këngë shqip./Katror.info