katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    13 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    14 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    13 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    14 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    14 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    14 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Rrugëtimi i trumbetës së Phillipit në Kosovë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Rrugëtimi i trumbetës së Phillipit në Kosovë

Last updated: 14/03/2025 2:31 PM
115 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcast.

Trumbetisti zviceran, Phillip Konrad Labhart, vjen në Kosovë për të luajtur trumbetë. E pastaj lind dashuria për vendin dhe tani është në qendër të skenës muzikore vendore nga sesionet e xhazit te “Prishtina Soul Kitchen”.

Skena muzikore e Kosovës është e çuditshme. Në shumë aspekte, ndikimi i muzikës kosovare është jashtëzakonisht më i madh se sa madhësia e vendit, falë dy vajzave nga Prishtina që janë gjithkund në skenën globale: Dua Lipa dhe Rita Ora. Forca dhe këmbëngulja e dy yjeve muzikore rrënjoset në rezistencën e vendlindjes, gjë që nuk ngurrojnë ta përmendin hapur në mediat botërore. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë yllin e tyre, Bebe Rexha, e shpërblyer me çmimet Grammy dhe MTV Awards, ndërsa Shqipëria ka yllin e pop-dance-it, Ava Max, e cila ka dhënë kontributin e saj në listat e Billboard.

Brenda vetë Kosovës, gjen yje të mëdhenj të pop-it dhe rap-it si Ylli Limani, Dafina Zeqiri apo Ledri Vula, që kanë grumbulluar miliona fansa në gjithë hapësirën shqipfolëse (dhe në rrjetet e tyre sociale). Mund të thuhet bindshëm se muzikantët dhe organizatorët e eventeve nga Kosova (UNUM Festival) dominojnë skenën muzikore në të gjitha trojet shqipfolëse, falë një përzierjeje unike të përvojave historike, skenës urbane dhe një talenti të jashtëzakonshëm.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Skena underground ka qenë gjithashtu shumë e fuqishme në Kosovë për dekada. Grupe të valës së re, si Gjurmët e Prishtinës të viteve të ’80, nisën jo një valë, por një tornado të eksperimentimit muzikor dhe rebelimit kulturor, duke përzierë rock, new wave dhe shprehjen lirike shqiptare për të krijuar lëvizje që ende reflekton në skenën muzikore rajonale. Në vitet e ’90-a, skena u bë vërtet underground, me rock-un dhe rap-in që u bënë shprehje e rezistencës ndaj regjimit të aparteidit të Milosheviçit, që mbylli të gjitha vendet dhe institucionet kulturore për shqiptarët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pasi mbaroi lufta, muzika elektronike shpërtheu dhe DJ-të e mëdhenj nga e gjithë bota u bënë mjaftueshëm kurreshtarë për ta shtuar Kosovën dhe klubet legjendare si Megahertz, Eelvibe dhe Spray në itinerarin e tyre, ndërkohë që grupe rap-i si N’R krijuan gjuhë krejtësisht të re, duke revolucionarizuar plotësisht skenën lokale të hip-hop-it, me miksimin e gjuhëns së rrugës së Prishtinës (gjithmonë në dialektin geg), shprehjen shoqërore dhe ndikimet globale, në një tingull të ashpër dhe të dorës së parë që reflektoi me një brez të ri pas luftës.

Vitet e fundit, gjërat kanë nisë të bëhen pak… të ngurta? Kemi shumë rap dhe hip-hop, që u përzien me tingujt e turbo-folk-ut, të modifikuar nga softuerë e autotune dhe tani gjitha tingullojnë njësoj. Xhazi nuk u “integrua te popullata” përkundër disa festivaleve të rëndësishme të xhazit në Mitrovicë dhe Prishtinë, ndërkohë që soul dhe funk u kufizuan në festa në kafene dhe vende më të vogla. Por vendi po lëviz vazhdimisht, i ri dhe i hapur ndaj botës. Ndonjëherë, një shkëndijë është e nevojshme për t’i trazuar gjërat.

E një prej tyre është Phillip Konrad Labhart, një trompetist zviceran që është pak sekret lidhur me arsyen e vërtetë pse ndodhet këtu (dashuria? flija? s’e dimë), por që nga momenti kur ka ardhur, ai ka filluar jo vetëm të luajë dhe të regjistrojë muzikën e tij me një grup të zgjedhur të njerëzve lokalë dhe të diasporës, por edhe të ndërtojë struktura dhe ngjarje që zgjeruan horizontin e përvojës muzikore kosovare.

Ai i filloi sesionet Jazz Cats në Qendrën Kulturore “Defy Them” dhe tani ka lansuar “Prishtina Soul Kitchen”. Koncepti i tij është “beautiful live band on one side, one of the city’s best DJs on the other, and in between – pure groove”. Çdo ngjarje gjithashtu do të paraqesë këngëtare të jashtëzakonshme që do të interpretojnë këngët e tyre origjinale, duke bërë që çdo natë të ketë tinguj të veçantë të soul, funk dhe hip-hop në qytet. Phillip vazhdon të menaxhojë label-in e tij me bazë në Zvicër, “Hinterhouse Records”, që ndodhet në kantonin zviceran të Thurgau, por ka krijuar gjithashtu organizatë jo-fitimprurëse, “Better Together Movement”, në Prishtinë, e cila fokusohet sidomos në promovimin e këngëtareve në vendin tonë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pra kemi realizuar një intervistë TenTen me Phillip. Rrëfimi dhe rrugëtimi i tij muzikor meritojnë vëmendje. Diskutuam për hiper-aktivitetin e tij në Prishtinë, zgjedhjen mes raclette-s dhe specave me xhizë, deri te pamundësia e Herman Hesse për të gjetur shtëpi me trivialitete…

Hey Phillip, cili është rrëfimi yt? Një muzikant zviceran, por që po ndihmon në formimin e skenës muzikore të Prishtinës… Si, pse, ku?

Mund ta imagjinoni se kjo pyetje më është shtruar goxha gjatë dy viteve të fundit, pasi kam jetuar kryesisht në Kosovë. Dhe mendoj se është një pyetje shumë legjitime. Zakonisht e përgjigjem kështu: “Ta pimë nga një gotë raki (ose disa) dhe do t’ju tregoj për historinë time dhe rrugët që më çuan në Kosovë”. Mendoj se kjo duhet të vlejë edhe për ne – duhet të takohemi për nga një gotë raki. Deri atëherë, më lejoni të them se jam i lumtur dhe i kënaqur në Kosovë dhe kam mundësinë t’i ndjek shumë aktivitete të rëndësishme.

Po organizon disa sesione dhe ngjarje të ndryshme, në klube të ndryshme. Cilat janë ngjarjet që po promovon?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pasi kam shumë përvojë në fushën e biznesit të eventeve dhe muzikës, përveç përgatitjes sime univesitare, në fakt ishte më shumë zinxhir njohjesh dhe rrethanash që aktualisht të përfshihem në disa projekte dhe seri eventesh të ndryshme. Edhe pse puna ime kryesore, të cilën e ndjek këtu, është projekti im me librin, jam mirënjohës për këto aktivitete kulturore. Prandaj, jam shumë i lumtur që jam pjesë e serisë “Prishtina Jazz Catz” në Defy Them dhe tani e serisë “Prishtina Soul Kitchen”. Por gjithashtu ndihem mirë të jem pjesë e “Liburn Jupolli Ensemble” ose “Art Lokaj & The New Management” si muzikant. Sigurisht, aktivitetet kulturore kanë të bëjnë gjithashtu me punën time hulumtuese për OJQ-në time të re në Kosovë, Better Together (BTTR TRTHR).

Cilën e përzgjedh: raclette zvicerane me patate apo speca me xhizë shqiptare?

Më pëlqen ushqimi shqiptar – është një nga arsyet pse ndihem kaq rehat këtu. Por jam rritur aty ku jam rritur – më pëlqen raclette dhe e ha çdo herë që jam në Zvicër (falë nënës sime).

Shkrimtari i famshëm zviceran Herman Hesse thotë: “Kushdo që dëshiron muzikë në vend të zhurmës, gëzim në vend të kënaqësisë, shpirt në vend të arit, punë krijuese në vend të biznesit, pasion në vend të budallallëkut, nuk gjen shtëpi në këtë botë triviale si e jona”. A mund ta gjesh shtëpinë në trivialitetet e Prishtinës?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më pëlqen Hesse dhe më pëlqen pyetja jote. Gjithashtu nënkupton pyetjen e asaj që unë e quaj “shtëpi” në përgjithësi. Nga njëra anë, “shtëpi” është një vend ku ndihem i sigurt dhe ku mund të zhvillohem – në këtë kuptim, ndjehem pa dyshim në shtëpi këtu në Kosovë, në Prishtinë. Dhe kur vjen puna te trivialitetet, mendoj se kjo gjithmonë është çështje pikëpamjesh. Në Prishtinë ka shumë potencial për mua për të qenë aktiv, për të punuar dhe për të qenë pjesë e lëvizjeve – këto tre aspekte janë elemente thelbësore për mua nëse mund ta perceptoj jetën time si të rëndësishme. Dhe siç ka thënë Hanna Arendt: pa kontraste, disa vlera nuk do të ekzistonin as në ekzistencën tonë njerëzore. PO – ndihem në shtëpi në trivialitetet e Prishtinës.

Po të mund t’i zgjidhje tre muzikantë/e, të gjallë apo që s’jetojnë më, për të luajtur në një grup me ta, kush do të ishin ata dhe ku do të luanit?

Questlove në bateri, Enver Muhamedi në bas, dhe Jon Batiste në piano. Vendi do të ishte i rëndësishëm – ndoshta një klub i vogël xhazi si Hemming Way në Tiranë.

Nëse do të kishe një shkop magjik për të sjellë një zakon, një traditë, ose një politikë zvicerane në Kosovë, cila do të ishte?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Oh – nuk më pëlqen të flasë fare për stereotipe të grupeve të tëra të popujve. I shoh grupet (dhe kjo ka shumë të bëjë me përvojën time) kryesisht si individë dhe jo masa. Preferoj individin në rrugë ndaj popullit që përshkruhet në media. Sidomos pasi kam kaluar shumicën e kohës duke jetuar në Kosovë, kam kuptuar sa pak e njoh “Zvicrën”.

Por sigurisht, nëse do të mund të bëja këtë, do të sillja aspektet pozitive të sistemeve shëndetësore dhe arsimore zvicerane në Kosovë nesër, nuk do të hezitoja për një sekondë.

A ka një libër, film ose vepër artistike që ka ndikuar në muzikën tënde?

Po – në fakt të gjithë filmat nga Spike Lee (si Do the Right Thing) dhe Jim Jarmusch (si Paterson ose The Way of the Samurai). Për mua, muzika ishte dhe gjithmonë është e lidhur me imazhe dhe emocione.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Zvicra është e njohur për Konkursin e Këngës së Eurovizionit, që po afrohet. Kosova ende s’është pjesëmarrëse, por nëse do të mund të merrte pjesë, kush do të ishte pjesëmarrës perfekt nga Kosova?

Kam mendime për shumë tema – dhe këto ndryshojnë herë pas here. Kjo më ndodh edhe për Konkursin e Këngës së Eurovizionit.

Isha fëmijë kur Celine Dion fitoi Konkursin e Këngës së Eurovizionit për Zvicrën – kjo ishte ngjarje e madhe. Sot, kam shumë pak interes për ta ndjekur ngjarjen, edhe pse jam i lumtur për fituesin zviceran Nemo.

Kështu që nuk e di si të përgjigjem për pyetjen tani… por isha aty në ditën e parë të ngjarjes, vitin e kaluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe e gjithë ngjarja ishte vërtet e organizuar mirë. Pra, mendoj se është koha e duhur që fituesi i ngjarjes kosovare të jetë pjesë e konkursit evropian.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nëse Prishtina do të kishte një soundtrack, cilat do të ishin tre këngët që do të ishin aty?

Jon Batiste – Blacck

Etta James – At Last

Art Lokaj & The New Management – Crazy About Amy

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Po o nisni diçka të re dhe me shpirt. Na jepni detajet?

Po, jam duke punuar në diçka tëm re – dhe është pikërisht lloji i projektit që më pëlqen: një iniciativë që mund të jetë fituese në nivele të ndryshme. Nga njëra anë, “The Prishtina Soul Kitchen” plotëson dëshirën time për më shumë muzikë Soul, Funk, dhe Hip-Hop në Prishtinë. Nga ana tjetër, kjo seri ngjarjesh më jep mundësinë të bashkëpunoj me muzikantë të rinj dhe të talentuar. Për më tepër, përmes këtij projekti, mund të mbështesim aktivisht këngëtaret gra dhe këngët e tyre origjinale.

Dhe për fund, është iniciativë tjetër që sjell së bashku njerëz dhe organizata – duke krijuar mundësinë për momente të përbashkëta dhe magjike./Katror.info

Intervista është realizuar nga Suzanne Podcast.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:HiphopJazzKosovamuzikapeopleProjektetRapskena e gjalleskena undergroundtop3tophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm “Hëna e përgjakur” shfaqet në qiell – publikohen imazhe spektakolare
Artikulli i ardhshëm Albin Brahimi fiton të artën në disiplinën Alpine Skiing – Giant Slalom

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

69 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?